Efektet e radioaktivitetit në shëndetin tonë do të jetë tema e diskutimit në emisionin “Versus” në Report Tv, të gazetarit Artur Nura sonte në mbrëmje në orën 20:55.
  
Të ftuar për këtë temë do të jenë Rustem Paci, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimet, Shkelqim Mema, Fizikanët, Ekspert i mbrojtjes nga rrezatimi, Egla Bardhi, Drejtore e “Shëndeti Plus, Mbrojtja e Pacienteve” dhe Armir Shkurti, Gazetar Investigativ.
  
Pikëpyetjet që ngrihen mbi efektin e radioaktivitetit në shëndet që nga rreziku real deri te ligjet që duhet ta rregullojnë këtë çështje do të jenë në fokus të debatit.
 
Frika e njerëzve nga radioaktiviteti dhe ndikimi i tij në sëmundjet e gjakut si dhe efekti i mundshëm prapaveprues i Cernobilit do të analizohen nga 4 të ftuarit në studio.
 
Debat, kronika sqaruese dhe përgjigje për shumë pyetje që përbëjnë interes për publikun, për të gjitha këto ndiqni “Versus”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com