Rreth 400 efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë 'luftën' me ujin në Fier dhe Vlorë për të shpëtuar banorët e përmbytur nga reshjet e dendura të dy ditëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë rreth 400 efektivë të FA të angazhuar në terren, të cilët kanë shpëtuar shumë jetë njerëzish me gomone.
Në total janë evakuuar deri më tani 89 persona, gjatë natës së mbrëmshme në zonat pranë lumit të Vjosës. Batalioni i këmbësorisë është nisur drejt fshatit Roms të Mallakastrës për të ngritur një çadër për një familje, banesa e të cilëve është përmbytur. Ata kanë me vete krevatë dhe veshje.
/Shqiptarja.com

[gallery]25000[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO