Shqipëria po konsolidon rolin e saj në misionet e NATO-s, aty ku çdo gabim kushton shumë dhe profesionalizmi bën diferencën.
Në vazhdën e këtij bashkëpunimi, efektivët shqiptarë të specializuar për çminim dhe asgjësim municionesh (EOD) kanë përmbyllur me sukses dy nga stërvitjet më intensive të NATO-s, “Night Sapper” dhe “Lethal Sapper”.
Bëhet fjalë për Kontingjentin XVIII EOD, pjesë e Brigadës Shumëkombëshe Kanadeze, që operon krah për krah me aleatët në terren.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këto stërvitje kanë si fokus rritjen e kapaciteteve operacionale dhe bashkëpunimin mes forcave të NATO-s, sidomos në ndërhyrje të rrezikshme si trajtimi dhe asgjësimi i municioneve të paplasura.
'Krenar per nivelin e lartë të profesionalizmit në trajtimin dhe asgjësimin e municioneve të paplasura, në koordinim me njësitë xheniere të vendeve aleate" shkruhet në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në terren, efektivët shqiptarë kanë treguar përgatitje të lartë dhe aftësi të avancuara teknike, duke u koordinuar ngushtë me njësitë xheniere të vendeve aleate.
Komente










