Efektivi, 16 mijë lekë pension
për këmbën që humbi në kufi
Efektivi, 16 mijë lekë pension <br />për këmbën që humbi në kufi<br style=

TIRANE- Edhe pas 12 vitesh ai përjeton të njëjtin dhimbje, kur na e rrëfen historinë. Izet Ademaj, tashmë jo vetëm aktivist, i shoqatës që mbron të drejtat e personave të gjymtuar nga minat që u vendosën në territorin shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, por edhe një luftëtar që kërkon më shumë nga shteti për t'u dhënë këtyre familjeve një dëmshpërblim për pasojat që vuajnë. Por në atë kohë ai ishte vetëm 30 vjeç, kishte një vajzë dhe që prej një muaji ishte bërë edhe me djalë. "Unë kam qenë efektiv i policisë kufitare. Ishte data 27 maj i vitit 1993. Ne ishim një skuadër prej katër personash, të cilët po shkonim të patrullonim në kufi. Ndodheshim 300 metra para piramidës 12/1. Përgjegjësi i skuadrës ishte i pari, unë i dyti dhe dy të tjerët pas meje. Unë shkela mbi një minë dhe nga shpërthimi i saj humba këmbën e djathtë, ndërsa mu dëmtua
keqas edhe e majta. Ushtari që ndodhej pas meje, mori plagë të rënda në bark dhe në sy", - na tregon ai për momentin e ngjarjes, si pasojë e të cilës ai sot ka vetëm njërën këmbë.

Më tej ai na rrëfen se ndodhen rreth një orë e gjysëm larg postës kufitare dhe nuk kishin mjet transporti, ndaj dërguan një kalë për ta marrë. "Por unë e kisha të pamundur të qëndroja mbi kalë, dhe atëherë kanë hequr derën e një stani barinjsh që ndodhej afër nesh, të cilën e përdorën si barrelë dhe më dërguan tek posta. Më pas më kanë dërguar te kampingu italian, që ishte spital fushor dhe aty kam marrë ndihmën e parë. Më pas në spitalin ushtarak, dhe pas tre muajsh kam vendosur protezën në këmbë" na thotë ai.

Në vitin 2000 është dekoruar nga presidenti me motivacionin "për shërbime të larta ushtarake". "Dhe kam marrëedhe 8 milionë lekë shpërblim. Ndërkohë që më është lidhur edhe një pension prej 160 mijë lekësh, para të cilat mua dhe familjes sime me tre fëmijë nuk na dalin për asgjë", -na thotë ai. Sipas tij, këtë pension e marrin vetëm 27 persona të dëmtuar nga minat, pasi ata kanë qenë në krye të detyrës, nga 272 persona të dëmtuar në total. Jonuz Kola kryetari i kësaj shoqate, thotë se ata kanë kërkuar disa herë nga shteti që të mund të bëjnë një hap të madh dhe t'i ndihmojnë të gjitha këta familje të marrin një dëmshpërblim për të gjithë vuajtjet që u janë shkatuar si pasojë e minimit të kufirit shqiptar nga serbët më 1999. "Ne i kemi kërkuar disa herë qeverisë shqiptare që këtë çështje ta çojnë në gjykatën e të drejtave të njeriut, dhe pala serbë të jetë e detyruar të dëmshpërblejë të gjitha këto familje, por nuk kemi gjetur asnjëherë mbështjetjen e qeverisë shqiptare. Madje ne, për këtë çështje, morëm edhe një eksperte nga  Danimarka në fushën e gjyqsorit, por ajo na tha se nëse nuk përfshihet shteti mundësitë janë të pakta. Është për të ardhur keq që shteti shqiptar nuk i mbështet shtetasit e saj edhe në një rast të tillë, pasi të gjymtuarit nga ana e kufirit të Bosnjes janë dëmshpërblyer", - ka shpjeguar Jonuz Kola.Sipas tij në vitin 1999 bëhej fjalë për një zonë prej 120 km gjatësi të vijës kufitare, e cila ishte minuar deri në një thellësi prej 1500 metrash.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal