Rikthehen episodet e dhunës në kampionatin shqiptar të futbollit, por ndryshe nga herët e tjera kur në rastet e dhunës që janë shënuar janë përfshirë tifozët, futbollistët dhe drejtuesit e ekipeve, këtë herë protagonistë janë bërë efektivët e policisë.
Në përfundim të ndeshjes Iliria - Dinamo në Fushë Krujë është goditur me mjete të forta futbollisti i ekipit të Ilirisë Klodian Baku nga njëri prej efektivëve të RENEA-s.
Nga goditjet e efektivit të policisë, futbollisti ka marrë disa plagë në trup, ndërsa arsyet se përse u godit nuk dihen.
Episodi ka shkaktuar edhe irritimin e tifozerisë së ekipit vendas që nuk kanë lejuar të dalë nga dhomat e zhveshjes efektivin e policisë që goditi futbollistin Klodian Baku.
Ndërsa për kronikë, ndeshja mes ekipit të Ilirisë dhe Dinamos përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com