Carlo Bollino: Egërsia e rregullores së Kuvendit kundër opozitës gandiane

Për të parën herë pas shumë vitesh dhune verbale beri-bashiane, më në fund dëgjojmë në Parlament zërin qytetar të një opozite moderne dhe evropiane, e cila kritikon pa ofenduar, analizon pa shpifur dhe kërkon pa shantazhuar. Një opozitë ndryshe, e cila përpiqet të kapërcejë dobësinë e pashmangshme të kartonave (që dënon çdo pakicë) me forcën e arsyetimit dhe të logjikës.
Por gëzimi se më në fund shohim në Parlamentin shqiptar një debat politik që papritmas është kthyer në debat të qytetëruar, thërmohet përballë rreptësisë së padurueshme, me të cilin kryetari i seancës Gramoz Ruçi zbaton rregulloren.

Rudina Hajdari, e admirueshme në përjekjen e saj për të sjellë një opozitë gati gandiane, sot po numëronte me ton të qetë dhe qytetar arsyet pse, sipas saj, gabon qeveria. Por pikërisht kur po fliste për reformën zgjedhore, një temë kjo mbi të cilën luhet e ardhmja e stabilitetit politik të vendit, kronometri i pamëshirshëm i Gramoz Ruçit i preu fjalën. Sipas regullores, kishte mbarauar koha në dispozicion. Zëri dhe fjalimi i saj u ndërprenë menjëherë, si me një goditje shpate që pret një fije bari të gjelbër të sapombirë. Rudina, në mënyrë të heshtur dhe të qytetëruar, ashtu siç kishte ardhur tek foltorja, ashtu edhe u kthye në vendin e saj.

Kur pushteti në mënyrë kaq rigoroze e shpreh forcën dhe rreptësinë e tij vetëm ndaj më të dobtëve (ose ndaj njerëzve më të qytetëruar), atëhere ky është momenti kur rregullat e demokracisë bien poshtë dhe hyjnë në lojë vetëm më të fortët. Për vite me rradhë rregullorja e Parlamentit është shkelur nga po kjo mazhorancë, e cila ka lënë të lirë Sali Berishën të flasë me orë të tëra dhe ta përdorë foltoren për të shpifur, fyer, kërcënuar, duke e ulur gjuhën e politikës në nivelin ku ka arritur sot. Kur Gramoz Ruçi mori drejtimin e Parlamentit dhe u përpoq të rivendoste respektimin e rregullores, u ndesh me dhunën verbale dhe fizike të opozitës, që foltoren e mori me forcë, deri në atë pikë sa dogji mandatet.

Unë si qytetar do të kisha dashur ta dëgjoja fjalimin e Rudina Hajdarit deri në fund, por sëpata e rregullores nuk më la. E kuptoj se t’i heqësh fjalën opozitës gandiane është më e lehtë se t’ia heqësh opozitës së dhunshme. Por pikërisht pse është aq e lehtë, është edhe e gabuar, përveçse e padrejtë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 12/04/2019 14:11

    Nese do thonim qe bota eshte portokall, ne kete rast do kishim arsyen me te mire per ta thene. 20 vjet me pare kur kjo vajze ishte teper e vogel per te projektuar te ardhmen, disa "qytetare pushtetare" i vrane babain nje themelues i partise me te madhe ne vend dhe nje njeri qe nese do ishte gjalle do kishte bere 10 gishin e punes se Sali berishes me palo Bashen, por ja para gjithe kesaj padrejtsie nje dite ndoshta e larget por jo vone ben nje te gjitha mandatet e atyre qe vodhen vrane masakruan shtetin u Dogjen , u Dogjen papritur. Dhe ne foltoren e atij kuvendi shfaqet ajo vajza e vogel qe babai saj me siguri nga lart e ka ndihmuar qe te perdhosi te gjithe PD miserabel qe shuajti endrrat e tij dhe te ngri krye vajza e tij ne menyren me te denje te mundshme. Atij ja prene ne mes rrugen e gjate por ja portokalli nxorri anen tjeter te tij dhe mbiemri Hajdari do vazhdoj gjate besoj gjate ne Pd. Sukese Rudina.

    Përgjigju
  • Zaho: 11/04/2019 18:42

    Carlo, je gazetar shume profesionit por nuk jam dakord me shkrimin. Rregullorja eshte njelloj per te gjithe. Rebelimi i saj kunder PD nuk e ben ate te vecante. Ketu fillon respektimi i shtetit ligjor. Nese Hajdari do vertet te ngrihet e te rtitet si deputete, duhet te se pari te mesoje me shume rreth te kaluares se erret te babait te saj dhe korrupsionit te mamase se saj. Dhe pasi te mesoje te verteten, duhet t’i denoncoje ato. Pasatj mund te behet e besueshme e ta ngreje zerin.

    Përgjigju
  • Dritan: 11/04/2019 18:28

    Jam shum ne dakord edhe un jam i te njejtit medim, Gramozi beri shum gabim qe ja nderpereu fjalen Rudines ajo i ka dhen me shum demokracise se Saliprotopapa uroj te mos bej te njejtin gabim ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Qytetar: 11/04/2019 16:58

    Gramoz, nese je burre Rudinen lere te flas sa te doje, e beri Meta me Saliun qe kemi 30 vjet qe e degjojme, Rudina eshte femer,prurje e mendesi e re, e mos harro te Atin qe te therriti “O Gramos me vrane”...

    Përgjigju
  • Edi: 11/04/2019 16:56

    Ju lumte per kete shkrim te spikatur.Personalisht besoj se shumica e njerezve normal mbeshtesin menyren e shprehjes se pikepamjeve politike te zj.Hajdari dhe sjelljen etike te saj ne kuvend,larg fjalorit bastard te rruges.Nuk jemi te gjithe injorante dhe te "rruges" ne kete vend, pavaresisht nga bindjet tona politike dhe nuk jemi pak....

    Përgjigju
    • ETHEM LALAJ: 12/04/2019 12:55

      ANALIZE E SAJTE.PPOZITA E RE KA SYNIME TE QARTA,DUHET NDIHMUARE,TE MOS I SHKEL SYRIN OPOZITES SE VJETER KRIMINALE QE KA DJEGUR VENDIN

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë