KAJRO - Të paktën 24 të vdekur dhe 28 të plagosur janë verifikuar pas një aksidenti në Egjipt. Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes me dy automjete të tjerë në një nënkalim.
 
Treni që vinte nga Assuan, u përplas me një kamion dhe një furgon, në bordin e të cilit udhëtonin disa pjesëtarë të një familje, të cilët ktheheshin nga një ceremoni dasme.
 
Sipas drejtorit të Hekurudhës egjiptiane, Hussein Zakaria, dy automjetet, nuk kishin respektuar sinjalet e ndalimit, sinjal i cili nënkuptonte ardhjen e trenit.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)