Egjipt, pallati nis të zhvendoset,
banorët evakuohen me vështirësi/VD

Egjipt, pallati nis të zhvendoset,<br />banorët evakuohen me vështirësi/VD
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aleksandri në Egjipt pasi një pallat ka nisur të zhvendoset teksa brenda tij kishte ende banorë.

Dëshmitarë nga vendngjarja që ndodheshin në pallat rrëfyen se pallati nisi të lëvizte dhe më pas të anohej.

Autoritetet kanë filluar hetimet që të gjejnë shkakun e ngjarjes.

Guvernatori i Aleksandrisë Mohamed Sultan tha se të gjitha ndërtesat pranë pallatit së rrëzuar janë evakuuar.

Rrjeti i tramvajit të Aleksandrisë në këtë zonë është ndalur për të parandaluar dridhjet që mund të shkaktojnë shkatërrimin e ndërtesës.

Autoritetet thanë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar strehim emergjent për të shpërngulurit.Ai shpjegoi se hetimet kanë filluar të gjejnë shkakun e kolapsit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar