/ATSH-DPA/ - Autoritetet egjiptiane arrestuan sot një nga të paktët liderë të "Vëllazërisë myslimane" të mbetur në vend apo të larguar prej tij, gati një vit pas rrëzimit të presidentit islamik, Mohamed Morsi.
"Mohammed Ali Bishr, i cili mbante postin e ministrit të Zhvillimit Lokal në qeverinë e Morsit, u arrestua në shtëpinë e tij në proveincën veriore Menoufiya", thanë zyrtarë të sigurisë.
Prokurorët lëshuan urdhërin për arrestimin e tij, pasi Bishri dyshohet për pjesëmarrje në protesta të paautorizuara dhe për nxitje të sulmeve kundër ushtrisë dhe policisë.
Ndërkohë, ka spekullime se Bishri nuk ishte arrestuar për të lënë hapur një urë komunikimi me "Vëllazërinë myslimane" të Morsit.
Drejtësia egjiptiane e ka ndaluar aktivitetin e "Vëllazërisë myslimane" pasi e ka konsideruar "organizatë terroriste".