/ATSH-AFP/ - Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi premtoi sot një legjislacion më të ashpër për luftën kundër terrorizmit, pas vdekjes së prokurorit të përgjithshëm, gjeneralit Hicham Barakat si pasojë e një atentati me bombë.
"Dora e drejtësisë është penguar nga ligjet. Ne nuk do të presim . Ne do të përmirësojmë legjislacionin për të na mundësuar vendosjen e drejtësisë sa më shpejt", theksoi Sissi në një fjalim të shkurtër të transmetuar në televizion, gjatë ceremonisë mortore të prokurorit.
Dje, prokurori i përgjithshëm i Egjiptit humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë disa orë pas atentatit kundër eskortës sp tij në një lagje të kryeqytetit egjiptian.
/Shqiptarja.com