/ATSH-AFP/ - Egjipti emëroi sot një qeveri të re, që bëri betimin para presidentit, Abdel Abdel Fattah al-Sissi, një javë pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm të përfshirë nga një skandal korrupsioni.
Ekzekutivi i ri , që përfshin 15 titullarë të rinj, drejtohet nga ish-ministri i Naftës, Sherif Ismail, një teknokrat që disponon një eksperiencë të gjatë në kompanitë publike të naftës.
Ekipi i ri ka ministra që kanë ruajtur portofolet e tyre, veçanërisht Sameh Choukry, ministër i Punëve të Jashtme, Magdy Abdel Ghaffar, ministër i Brendshëm apo Sdki Sobhi, ministër i Mbrojtjes.
Qeveria e ish-kryeministrit, Ibrahim Mahlab, një bashkëpunëtor i presidentit, Al-Sissi, dha dorëheqjen më 12 shtator pas arrestimit të ministrit të Bujqësisë, Salah Helal i përfshirë në një çështje korrupsioni.
/Shqiptarja.com