Egjipt/ Turisti masakrohet për vdekje nga peshkaqeni! Ja video nga momenti i frikshëm

Një tragjedi ka ndodhur në plazhin Hurghada në Egjipt, ku një 24-vjeçar rus është masakruar nga një peshkaqen tigër në Detin e Kuq.

Autoritetet egjiptiane kanë konfirmuar vdekjen e turistit dhe kapjen e peshkaqenit, i cili më pas është dërguar për ekzaminime në laborator.

Në videon e xhiruar nga turistët në bregdet, të cilët nuk mund të bënin asgjë për t’ia shpëtuar jetën shihet qartë i riu që sulmohet vazhdimisht nga peshkaqeni tigër.

Nga pamjet duket momenti kur 24-vjeçari fillon të lëvizë përreth, pa drejtim të caktuar, kur pranë tij shihen pendët e një peshkaqeni të madh.

Viktima është një 24-vjeçar i cili ka qenë me pushime me të atin, madje dëgjohet duke bërtitur: “Babi, babi” derisa uji mbulohet nga gjaku i tij.

Një zhytës mbërriti në vendngjarje menjëherë pas sulmit, së bashku me persona të tjerë, por fatkeqësisht nuk kanë mundur ta shpëtojnë të riun.

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara

Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara