EGJIPT - Trupi i mumifikuar i faraonit egjiptian Tutankhamun ka marrë zjarr brenda arkivolit, pas një përpjekjeje të dështuar për t’a balsamosur.
Është pikërisht ky rezultati i një kërkimi të shkencëtarëve.
Pas vdekjes së tij në vitin 1323 p.e.s., Tutankhamun u balsamos më shpejtësi dhe u varros, por hetuesit besojnë se një reaksion kimik i shkaktuar nga vajrat e balsamimit të përdorura mbi trupin e faraonit ndezi shkëndijën e zjarrit.
Një fragment nga trupi i djalit faraon, varri i të cilit u zbulua në vitin 1922 nga Hoëard Carter, u testua nga studiuesit, të cilët konfirmuan se trupi i tij ishte djegur ndërsa ndodhej i mbyllur në arkivolin e tij.
Tutankhamun u bë faraon në moshën 10 vjeçare në vitin 1333 p.e.s. dhe sundoi për 9 vjet deri në vdekjen e tij. Zbulimi i varrit të tij, i kompletuar me arkivol floriri, ngjalli interesin e gjithë botës. Përveç pasurisë, u gjet dhe një maskë floriri prej rreth 11 kilogramësh.
Egjiptologu Dr. Chris Naunton ekzaminoi shënimet origjinale të Carter si dhe ndërmorri disa autopsi virtuale mbi trupin e faraonit, duke përdorur rreze X dhe skanim CT. Ai beson se Tutankhamun u vra në një përplasje me karrocë, gjatë një beteje.
Redaksia Online
(Erin Dini /a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com