Autoritetet egjiptiane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmit të një dite më parë ku mbetën të vdekur 33 ushtarë.
 
Sipas një lajmi nga presidenca egjiptiane thuhet se në zonën e Sinait është shpallur gjendja e jashtëzakonshme e cila do të zgjasë përreth 3 muaj nga ora 17:00-në 07:00 të mëngjesit me orën lokale.
 
Në njoftim thuhet gjithashtu se Presidenti i vendit Abdul Fattah Al-Sisi do të mbledhë Këshillin e Sigurisë për ngjarjet e fundit pasi shpalli 3 ditë zie kombëtare për ushtarët që dyshohet të jenë vrarë nga xhihadistët islamikë, ndonëse zyrtarisht nuk e kanë ndërmarrë përsipër sulmin.
 
Sulmi i një dite më parë është bërë pengesë për qeverinë e cila gjatë muajve të fundit kishte arritur të bënte një përparim të lehtë në luftën kundër kryengritjes islamike dhe po fokusohej në përparimin e ekonomisë. Që prej rrëzimit të Hosni Mubarak më 2011-ën, militantët islamikë kanë rritur ndjeshëm sulmet në disa pjesë të gadishullit Sinai.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)