Egjipti dhe Timori Lindor premtojnë njohje

Egjipti dhe Timori Lindor premtojnë njohje
Pas premtimit për njohje nga Egjipti edhe Timori Lindor pritet së shpejti ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këto premtime i janë dhënë kryeministrit Thaçi dhe ministrit të Jashtëm

Enver Hoxhaj gjatë takimeve të ndara që zhvilluan në Nju-Jork me ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve. Kryeministri Thaçi njohjen e Kosovës nga Egjipti e ka vlerësuar të nevojshme, duke marrë parasysh ndikimin e këtij shteti te vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. 

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Timorit Lindor ka deklaruar se ky vend do të zyrtarizojë shpejt njohjen e Republikës së Kosovës, duke shtuar se njohja është çështje ditësh.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi