Egjipti e Butani do ta njohin Kosovën

Egjipti e Butani do ta njohin Kosovën
Egjipti shumë shpejt do ta njohë shtetin e Kosovës.
Kështu deklaroi kryetari i Dhomës së Lartë në Parlamentin e Egjiptit, Ahmed Fehmi, pas takimit që mbajti me delegacionin parlamentar të Kosovës të udhëhequr nga kryetari Jakup Krasniqi, i cili po qëndron në Kajro. 

Temë kryesore e takimit të kryeparlamentarit Krasniqi Ministrin egjiptian për Çështje Parlamentare Muhamed Mahsub, ishte njohja e Kosovës nga Egjipti, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Pas takimeve me zyrtarë të lartë të parlamentit të Egjiptit, delegacioni i Kosovës  do të zhvillojë takime me kryetarë të partive politike.

Ndërkohë, edhe Mbretëria e Butanit, shtet në Azi, është duke shqyrtuar njohjen e Kosovës shtet. Gjatë një takimi të zv/kryeministrit Behgjet Pacolli, me përfaqësuesin e përhershëm të këtij shteti në OKB, Latu Ëangçuk, raportohet se zyrtarët e Butanit kanë shprehur interes për grumbullimin e sa më shumë informatave lidhur me Kosovën.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi