1760449668_gazapalestinians.JPG

Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, deklaroi për Associated Press para samitit të djeshëm se janë përzgjedhur 15 teknokratë palestinezë për të administruar Gazën në periudhën pas luftës. Ai tha se emrat e tyre janë miratuar tashmë nga Izraeli.

“Duhet t’i angazhojmë ata për të kujdesur për jetën e përditshme të popullsisë në Gaza, dhe Këshilli i Paqes duhet të mbështesë dhe të mbikëqyrë rrjedhën e fondeve dhe parave që do të vijnë për rindërtimin e Gazës,” deklaroi ai, duke iu referuar një këshilli që pritet të qeverisë Gazën dhe që do të kryesohet nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Abdelatty sqaroi gjithashtu se komiteti me 15 anëtarë është miratuar nga të gjitha fraksionet palestineze, përfshirë edhe Hamasin, i cili “nuk do të ketë asnjë rol gjatë periudhës së tranzicionit. Ata janë angazhuar për këtë. Kjo është arsyeja pse po punojnë për një komitet administrativ palestinez që do të kujdeset për jetën e përditshme të popullit të Gazës.”


Lajmi kryesor:

Izraeli mbyll pikën kufitare të Rafahut! Trump thirrje Hamasit të dorëzojë armët: Do t'ju çarmatosim me forcë