Egjipti në botëror pas 27-vjetësh
Salah i jep fitoren në minutën e 95'

Egjipti në botëror pas 27-vjetësh<br />Salah i jep fitoren në minutën e 95'
Egjipti shënoi një penallti të 95-të për të mposhtur Kongon 2-1 në Aleksandri dhe kështu të arrijë Kupën e Botës për herë të parë në më shumë se një çerek shekulli.

Mohamed Salah ishte heroi egjiptian, duke shënuar dy gola në një fitore që i kualifikoi ata për herë të tretë në Kupën e Botë dhe së pari që nga viti 1990.
 
Euforia ishte intensive pasi që Arnold Bouka-Moutou i shtangu mikpritësit kur barazoi për Kongon në  minutën e 88’.

Mohamed Salah ngriti peshë gjithë stadiumin në minutën e fundit pasi shëndërroi në gol një penallti të akorduar nga albitri.

Fitorja dramatike ndezi shakllët e stadiumit  po ashtu edhe në sheshet e qytetit shpërthey festa, ndërkohë që tifozët u futën në fushë duke festuar me lot gëzimi së bashku me lojtarët.
 
Ylli i Liverpoolit zhbllokoi ndeshjen në minutën e 63’ në Aleksandri, Mohamed El Nenny kthey barazpeshën pasi dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e afërt. 

Por Salah dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë duke çuar shatët herë Kampionët e Afrikës në botëror .

Në tre dekada që nga paraqitja e fundit në Kupën e Botës, Egjipti ka fituar katër tituj të Kupës të Afrikës,  në 1998, 2006, 2008 dhe 2010, por kurrë nuk arriti atë formë në kualifikueset e Kupës së Botës.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë