Egjipti organizon samitin për de-përshkallëzimin e konfliktit në Gaza, pjesë e saj liderë ndërkombëtar dhe rajonalë

Egjipti organizon samitin për de-përshkallëzimin e konfliktit në Gaza, pjesë e saj liderë ndërkombëtar dhe rajonalë

1697818144_abd.jpg

Egjipti po përgatit një samit paqeje të planifikuar për të shtunën, me liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë të ftuar për të qenë pjesëmarrës. Në samit do të diskutohet për de-përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hamas dhe për mbrojtjen e civilëve në Gaza.

Liderët nga Katari, Turqia, Greqia, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Arabia Saudite, Iraku dhe Qiproja kanë konfirmuar pjesëmarrjen, raporton CNN.

Përveç kësaj, një udhëheqës palestinez, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen.

Edhe Japonia konfirmoi se ministrja e saj e jashtme Yoko Kamikawa do të jetë gjithashtu në samit. Më herët të premten, zyra e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se ajo po zgjat udhëtimin e saj në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë gjithashtu në samit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës