Fatmir Mediu zyrtarisht i pandehur në GJKKO, kalon për gjykim dosja 'Gërdeci'! Pranohet gjykimi i shkurtuar! Akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin

TIRANË-Dosja “Gërdeci” kaloi për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu merret zyrtarisht i pandehur. Vendimi u mor në seancën paraprake të kësaj të enjte ku u pranua gjykimi i shkurtuar, teksa nuk ka qenë i pranishëm në sallë vetë deputeti Mediu, por përfaqësua nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori. SPAK u përfaqësua nga kreu Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Klodian Braho. Në sallë ishin të pranishëm edhe familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit, që nuk u pranua nga GJKKO si palë në gjykim. Për mediat, Zamira Durda e cilësoi të turpshëm vendimin.

‘Nuk jam e kënaqur, do t’i drejtohem KLGJ-së dhe ILD-së, për prokurorë e gjyqtarë. Duhet të shkarkohet SPAK i gjithë. Zamira do vijojë betejën, është turp.’- u shpreh Zamira Durda, e cila ka humbur djalin nga tragjedia e Gërdecit.

Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija, tha se ky proces gjyqësor duhet të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve.

‘Familjarët e viktimave duhet të ishin aty. Do jemi prezent edhe në seancën tjetër. Do të paraqesim kërkesat tonë. Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve.’- u shpreh ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre”. Seanca e parë e gjykimit pritet të mbahet në Gjykatën e Posaçme në datën 24 prill.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
Çështja ndaj Fatmir Mediut, Zamira Durda: Duhet të shkarkohet SPAK i gjithi

 

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit ka folur pas vendimit të GJKKO që të kalojë dosjen për gjykim për ish Ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Duke qenë se familja nuk është pranuar si palë në gjykim, Durda thotë se do të vijojë betejën e saj për drejtësi.

“Duhet të shkarkohet SPAK i gjithë. Zamira do vijojë betejën, është turp”, tha Zamira Durda.

Ora 16:06
SPAK kaloi për gjykim Fatmir Mediun, avokati i familjes Durda: Procesi të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit nuk janë pranuar si palë në gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është zyrtarisht në akuzë për ‘Shpërdorim detyre’ për tragjedinë e Gërdecit. Avokati Dorian Matlija, u shpreh se ky proces duhet të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve.

‘Unë nuk e konsideroj të vlefshme këtë si procedurë. Familjarët e viktimave duhet të ishin aty. Do jemi prezent edhe në seancën tjetër. Do të paraqesim kërkesat tonë. Gjykimi i shkurtuar patjetër që do të pranojë kërkesën e të pandehurit. Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve. Është investuar edhe Gjykata e Evropiane për të drejtat e Njeriut.’- tha avokati Matlija.

Ora 16:04
Ish-ministri Fatmir Mediu zyrtarisht i pandehur, kalon për gjykim dosja 'Gërdeci'

1675846068_mediuspak.jpg

Gjykata ka vendosur që të kalojë për gjykim Fatmir Mediun për dosjen Gërdeci.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/04/2023 01:09

    /ALBFIRE/,mos ngatero /gjykim i shkurtuar/ me pranim te fajit.Ne bote,kur pranon fajin e ben zakonisht per te evituar denimin me vdekje,por te japin te perjetshmin pa te drejte falje,gjithashtu perdoret ne raste kur per te njejtin grup aktakuzash shpallesh fajtor per ato me te lehtat dhe merr denimin qe percaktohet per to i cili ne vetevete nuk shkurtohet,apo ulet si tek ne,zakonisht e perdorin ata qe rrezikojne burgim te perjetshem,ose shume te gjate.S.d.q per vrasje e krime shume te renda nuk te lihet shume hapesire qe te besh /pazar/ me drejtesine.Per mendimin tim,/gjykimi i shkurtuar/ tingellon si shpikje shqiptare nga njerez te drejtesise e ligjvenes qe kur e kane ideuar,propozuar e miratuar,kane patur me shume veten parasysh po te ndodheshin ne nje situate te tille si Mediu,se sa vrasesin,apo kriminelin e rendomte.Si te themi,/jane kujdesur qe shtrati te jete sa me i rehatshem/ po t'ju binte rasti t'a perdornin.

    Përgjigju
  • Ju hodhi kinezi nje kocke: 06/04/2023 23:29

    50 vjet me parë ju hodhi kinezi nje kocke këtyre Dhe këta si qentë e treguan veten se çfarë janë. Menduan se sa te zgjuar jan, por pangopesia e tyre veri qe tju shperthej lodra kineze ne dore duke lujt me shokët Amerikane.

    Përgjigju
  • Ky dhe Saliu, argat janë: 06/04/2023 23:15

    Asnjë gjë nuk do kuptohej dhe vjedhja e dyfishtë ne Shqiperi dhe ne Amerike do te vazhdonte pa u marr vesh po nuk do kishte shperthy Gerdeci. Këtyre u plasi ne shesh korrupsioni papritur dhe kane 15 vjet e nuk po pranojnë se po vidhnin dy vendet (AL,USA) disahere për të njejtin mall kinez. Si shumë vjedhje të tjera qe nuk dalin se s'ka plas gjë dhe s'do dalin. Këta argatë janë, njesoj si ata më poshtë se këta. E bëjn te veshtirë denimin e argatit, qe bossi te shpetoj, dhe populli i gezue me opiumin e ri se me ne fund u be dicka, se sa pa hic.

    Përgjigju
  • gimi: 06/04/2023 19:20

    duhej te ishte ne gjykim edhe saliu me te birin...ata jane organzatoret e gerdecit.

    Përgjigju
  • toni: 06/04/2023 19:09

    nuk ka gjykim te shkurtuar Per te tille kriminel ,,,ai duhet denuar me 30 vjet burg..demi qe ka bere mediu bashke me berishen eshte i pallogaritshem...

    Përgjigju
  • vlora 1: 06/04/2023 17:43

    Mendonit se Dumani do jepte drejtesi.Fshatari i dibres ben llogarit dhe i del se Zamira ska ci ben,Fatmiri eshte figure keshtu qe fatja denohet aq sa mos te vej brenda,biles te bej dhe ca ore sherbim per komunitetin.Fshatari i dibres duke bere keshtu llogarit edhe mishi piqet dhe helli nuk digjet.LLOGARI PREJ MATRAPAZI

    Përgjigju
  • Albfire: 06/04/2023 17:25

    “I pandehuri kerkon gjykim te shkurtuar.” Kjo eshte fraza me pa vlere ne sistemin tone gjyqesor! Ne cdo vend demokratik dhe me logjike juridike, kur i pandehuri kerkon gjykim te shkurtuar do te thote se e pranon aktakuzen ashtu sic e ka paraqitur prokuroria dhe nuk deklarohet i pafajshem. Procesi mbyllet me kerkesen e prokurorise dhe i jepet ulje denimi per pranim faji. Vetem ne Shqiperi ka absurditete te tipit qe “kerkon gjykim te shkurtuar,” plus i jepet “ulje denimi nese shpallet fajtor!” dhe pastaj edhe “shpallet i pafajshem!”

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 06/04/2023 16:54

    Mbajeni mend, Fatmira Mehdiu do te Dale i pafajshem. Si eshte e munduar qe, familja e demruar, ajo qe Ben akuzen dhe denoncon nuk pranohet si pale ne gjykimin e ceshtjes Gerdeci. Eshte turp per drejtesi e. Ben shume mire Zamira qe kerkoni shkrirjen è SPAK. E Kam the e disa here ne komente e mija ne organet te ndryshme:SPAK ka deshtuar qe ne lindje. JANE po ata prokuroret, vecse tani pas vetingu, si" prostitute te rivirgjeruara". Keshtu, ne keto ujra te qelbura nga korrupsionin dhe paaftesi a, not on gjithe drejtesia.

    Përgjigju
  • Gerrneta: 06/04/2023 16:32

    Hajt ne te semes shkofte dhe ky vrasesi.

    Përgjigju
  • Media: 06/04/2023 14:56

    Turp te merresh me kto ceshtje pas 20 vitesh! Ky me gjithe grupin fajtor o duhet te ishte denu ne kohen E duhur ose ska me kuptim! Ato qe kane dyshime le te merren me gjyqtaret e prokuroret Qe i toleruan dhe i dhane pafajsi! Ose ta zgjidhin personale, sic duan ta bejne Se lekt si kane pranu sado qe kto i kane ofru shume... Tashi le ta zgjidhin me planin C, se A dhe b Nuk funksionoj!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin