‘Egnatia na dha një shpullë të rëndë’, trajneri i Partizanit: Laçi ka ndryshuar, s’është më ai i sezoneve të kaluara

‘Egnatia na dha një shpullë të rëndë’, trajneri i Partizanit: Laçi ka ndryshuar, s’është më ai i sezoneve të kaluara

Trajneri i Partizani Giovani Colella

Trajneri i Partizani Giovani Colella ka folur në prag të ndeshjes me Laçin, por fillimisht është ndalur te humbja e së dielës ku të kuqtë u mposhtën 3-0 nga Egnatia. Italiani thotë se ‘atë ditë morën një shpullë të rëndë’, por ndodhi për shkak të mos përqëndrimit dhe siguron se Partizani do luftojë gjatë për titullin. Sakaq Colella u shpreh se Laçi nuk është më ajo skuadra e sezoneve të kaluara.

“Nuk e kam në dorë sferën e kristalit. Nëse do ta kisha diçka të tillë nuk do të punoja këtu çdo ditë e çdo javë. Mendoj se skuadra ime është re dhe ka shumë karakter. Ndonjëherë shihemi në pasqyrë dhe kur e bëjmë këtë themi sa të mirë e sa të fortë që jemi, por në atë moment marrim edhe ndonjë shpullë.

Mendoj se kam të bëj me persona inteligjentë. Nuk mendoj se do ta përmirësoja këtë situatë me shpulla. Ndoshta mund të jenë shpulla këshillore. Ky është një fakt i rëndësishëm. Nuk vlen vetëm për skuadrën, por dhe për mua, e për të gjithë. Kur gjërat shkojnë keq duhet të mendosh për t’i përmirësuar, kur gjërat shkojnë mirë nuk është e njëjta gjë.

Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar, por ndodhin dhe të papritura. Ajo që ndodhi ndaj Egnatias, ndodhi se skuadra nuk kishte përqendrim maksimal. Objektivi kryesor dhe parësor është që skuadra të jetë e përqendruar.

E njoh mjaft mirë Laçin, pasi u përballa dhe në fazën e parë. Por është e vërtet që Laçi nuk është ajo e sezoneve të fundit, që ka marrë pjesë në Kupat e Europës.

Nuk është se ka ndryshim të madh mes Shqipërisë dhe Italisë. Këtu gjërat ecin me të njëjtat hapa. Sigurisht mentaliteti është shumë thelbësor. Si profesionist, mendoj se mentaliteti duhet të jetë evident dhe në rritje ditë pas dite. Pikërisht këtë po kërkoj. Nuk është se lojtarët nuk e kanë, por ata po përmirësohem ditë pas dite. Të gjithë kanë objektivin e tij dhe të gjithë përpiqen që ta arrijnë.

Për sa i përket Masangës mendoj se do t’i duhet një kohë e gjatë. Njësoj dhe me Da Silvën. Pastaj pjesa tjetër është e gatshme. Por mendoj se kjo është një situatë normale, pasi dhe dëmtimet bëjnë pjesë në lojë.

Laçi ka ndryshuar diçka. Nuk e ka nisur mirë, por tashmë kanë ndryshuar mënyrën e lojës dhe normalisht do të jetë një tjetër ndeshje.

Është një llogari shumë e gjatë për ta bërë tani. Kampionatin siç po e shikoni dhe ju, është shumë i ekuilibruar.

Momentalisht nuk është se më preokupon presioni nga Tirana dhe skuadrat e tjera. Ne do të përballemi gjatë gjithë sezonit me të njëjtit kundërshtarë dhe unë kërkoj mentalitetin, jo vetëm ndaj Laçit, por ndaj çdo skuadre tjetër. Siç e patë ndaj Egnatias morëm një shpullë të rëndë,”- u shpreh Colella.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë