EGS dhe Geagea rrëfejnë artin
e rrugës në Galerinë Kombëtare
Me titullin “Five” punët e dy artistëve finlandezë janë ekspozuar mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe do të qëndrojnë të ekspozuara deri me 22 Korrik.
TIRANE- Me titullin “Five” punët e dy artistëve finlandezë janë ekspozuar mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe do të qëndrojnë të ekspozuara deri me 22 Korrik. Një grafikë e realizuar në murin anësor të shkollës “Edhit Durham” që jep imazhin e hartës së botës mban firmën e njërit prej artistëve finlandez që vetëquhet EGS. Artisti rikthehet në Tiranë për realizimin e grafikave në disa mure të kryeqytetit. EGS është i njohur ndërkombëtarisht për grafikat e tij, duke u bërë pjesë e grupimit të madh të artistëve që merren me artin e rrugës kudo në botë.
Gjysmë i mbuluar me një shall rreth gojës, për të fshehur identitetin e tij, sipas një tradite të krijuar nga grafistët e rrugës, EGS zbulon se ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë, pasi për herë të parë e ka vizituar atë në vitin 1986 kur ishte 12 vjeç. “Ekspozita jonë, veçanërisht punët e mia me hartat janë pjesë e një proçesi që ka nisur vite më parë dhe që frymëzohet nga eksperiencat tona në 5 kontinentet e globit, prandaj ekspozita titullohet “Five”. Pjesë e këtij arti është bërë edhe Shqipëria, e cila ka mbetur në memorien time kur e vizitova për herë të parë me mamanë time në vitin 1986 në një kohë kur ishte shumë e vështirë për ta vizituar.
Është hera e parë që përdor këtë kombinim ngjyrash në këto harta, pra kuq e zi, pasi kam respektuar këtë vend, ngjyrat tuaja kombëtare, pasi për mua si artist flamuri shqiptar është më i fuqishmi në botë, të paktën ky është gjykimi im duke e parë nga imazhi dhe dizajni”, tha EGS dje në konferencën për shtyp. Artisti EGS është ftuar nga Galeria Kombëtare e Arteve për t’i shndërruar disa nga veprat e tij me përmasa të mëdha në tablo që mund të ekspozohen brenda. Dhe tashmë ai ka gati për ekspozim ciklin e hartës së botës, ku dominojnë ngjyrat kuq e zi. Bashke me EGS, Galeria ka ftuar edhe artisten tjetër finlandeze, Noora Geagea, e cila sjell fotografinë e Tiranës të parë në këndvështrimin e saj artistik.
Drejtori i GKA Artan Shabani tha dje se “Noora Geagea dhe EGS janë dy artistë të njohur në sistemin e artit bashkëkohor në të gjithë botën. Është kënaqësi për ne t’i kemi këtu në Galerinë Kombëtare, duke pasur parasysh që EGS vjen sëfundmi nga Art Basel, një nga ekspozitat – panair më të rëndësishme të artit bashkëkohor”. Ndërsa artistja Noora Geagea u shpreh se “Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Kemi udhëtuar, kemi parë vende dhe kemi takuar njerëz këtu në Shqipëri. Une dua që puna ime të flas vetë dhe t’ju lejoj njerëzve një hapësirë ku gjithësecili të gjejë këndvështirmin e tij personal”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35