Ekzekutimi i Pashko Ujkës, familja ofron 25 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në gjetjen e vrasësit

Ekzekutimi i Pashko Ujkës, familja ofron 25 mijë euro shpërblim për këdo që ndihmon në gjetjen e vrasësit

Pashko Ujka

Familja e Pashko Ujkës ofron 25 mijë euro shpërblim për këdo që do të ofrojë ndihmë për gjetjen e autorit, të vrasjes së të afërmit të tyre. Kështu ka bërë me dije e bija e ish-deputetit, që ekzekutua në mënyrë mafiozë në mes të qytetit të Shkodrës më 29 Nëntor 2021, Ledisia Ujka në një emision televiziv.

Vrasja e deputeti Pashko Ujka është ende pa autor. Dy personat e dyshuar që u arrestuan fillimisht për vrasjen e biznesemenit, Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola, janë lënë të lirë nga gjykata e Shkallës së Parë. Në seancën për masën e sigurisë më 4 dhjetor autori i dyshuar Kristjan Kelmendi dhe shtetasi tjetër Marjan Kola kanë mohuar përpara gjykatës autorësinë e vrasjes duke thënë se ata kanë qenë në Kosovë. Pashko Ujka, ish-deputet dhe ish-kryetar i Velipojës, u vra me armë tip silenciator në sy të vëllait dhe bashkëshortes teksa po shëtiste në lulishte pranë Kisha Ortodokse në qendër të qytetit verior.

Por kush ishte Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat