Real Madrid dhe Manchester City barazuan 3-3 në çerekfinalen e parë të Champions League. Në "Bernabeu" dy skuadrat dhuruan spektakël dhe lanë gjithçka të hapur për kalimin më tej në ndeshjen e kthimit pas një jave në "Etihad".
Pas ndeshjes për mediet Pep Guardiola tha se rezultati ishte i mirë, pasi po luanin në "Bernabeu". I pyetur nga gazetarët për lojën jo dominuese, spanjolli tha se ishin duke luajtur kundër Realit.
"Madridi është gjithmonë i veçantë. Ne morëm epërsinë, por nuk ka mbaruar kurrë këtu. Ne e pranojmë rezultatin, javën tjetër do të luajmë në një stadium plot, tifozët do të na ndihmojnë. Pse nuk e mbajtëm epërsinë? Është në rregull, miku im, ky është Bernabeu. Ne shënuam tre gola këtu, është mirë, është një rezultat i mirë për ne, kjo është e sigurt. Reali është i fortë, nuk është shaka", tha Guardiola.
Trajneri i Cityt më pas tha se i pëlqeu stadiumi i ri "Bernabeu", paçka se dëshironte të luante me qiellin mbi kokë dhe jo me çatinë mbyllur. Veç saj Pep kishte kritika për gjendjen e barit.
"Më pëlqen pamja e qiellit, por fakti është se stadiumi është i bukur. Tani ata vetëm duhet të bëjnë diçka me barin. Florentino Perez duhet të sigurohet që Real Madrid të luajë në një fushë të mirë si gjithmonë. Mos harroni, ata bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Kur luaja vetë në Bernabeu, fusha ishte gjithmonë si një tapet. Epo, nuk kam asnjë dyshim se ata do ta rregullojnë fushën", tha Guardiola.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Me Atalantën e vështirë', Flick: Zgjedh titullin para Championsit
29 Janar, 14:58
-
Berat Gjimshiti 'kërcënon' Barcelonën: S'i trembemi, do i vendosim në vështirësi
29 Janar, 12:36
-
VIDEO/ Kundërshtar në Champions League, futbollisti i Barçës nuk njeh trajnerin: Gasperini? Cili është ky?
29 Janar, 09:26
-
Champions League/ Sot 18 ndeshjet në një orar, duelet e fundit në grup vendosin fatet e klubeve! Man. City rrezikon eliminimin
29 Janar, 08:36
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
GOLAT/ Liverpool bën detyrën, Arsenali fiton në udhëtim! Man. City përmbys 3-1 Chelsean dhe 'shkelmon' krizën
25 Janar, 18:37
-
Zyrtare/ Omar Marmoush firmos me Manchester Cityn, egjiptiani kushtoi 75 mln euro
23 Janar, 15:25
-
Inzaghi elozhe për të, Asllani: Kam qëndruar shumë në stol, i lumtur për minutat
23 Janar, 12:46
-
Manchester City buzë 'greminës', Guardiola: Do mbijetojmë, PSG ishte më mirë se ne
23 Janar, 10:37
-
Kristjan Asllani titullar në Champions, Inzaghi: Bën gjëra të shkëlqyera, po bëhet gati
23 Janar, 09:39
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Champions League/ Man. City rrezikon largimin, 18 skuadrat që kanë një biletë për më tej! Ekipet e eliminuara
23 Janar, 09:06