Greqia zgjedh për herë të parë në krye të shtetit një grua. Kush është Ekaterini Sakellaropoulou?

Greqia zgjedh për herë të parë në krye të shtetit një grua. Kush është Ekaterini Sakellaropoulou?

Ekaterini Sakellaropoulou zgjidhet presidente e Greqisë

Sakellaropoulou, e nominuar për postin e Presidentes nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u zgjodh me votimin e parë me 261 vota.

Paskësaj ajo do të bëjë betimin më 13 mars.

Sakellaropoulou u zgjodh me votat e deputetëve të ND, SYRIZA dhe KINAL

Pas përfundimit të votimit, Kryetari i Parlamentit do të shkojë në Këshillin e Shtetit për të njoftuar rezultatin e votimit për Presidenten e re të Republikës, e cila pason presidentin Prokopis Pavlopoulos.

Ekaterini Sakellaropoulou aktualisht mban detyrën e Presidentes së Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë në Greqi.

Mitsotakis u shpreh se, “Termi qytetar është i gjinisë mashkullore, por demokracia, Greqia dhe progresi janë gjini femërore. Dhe ky fakt na fton të bëjmë një hap të madh. Vlerësoj se është momenti që vendi ynë të ketë në postin më të lartë një greke të denjë”.

E lindur në Selanik, familja e saj vjen nga Stavroupoli, Xanthi, në rajonin e Maqedonisë.

Ajo studioi drejtësi në Universitetin Kombëtar të Athinës dhe mbaroi studimet pasuniversitare për të drejtën publike në Universitetin Paris II.

Në mesin e viteve 1980 ajo u pranua në Këshillin e Shtetit dhe u promovua këshilltare në vitin 2000.

Në tetor 2015 ajo u emërua nënkryetare e Këshillit të Shtetit, ndërsa në tetor 2018 ajo u zgjodh njëzëri në postin e Presidentes së Këshillit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ÇAM -SHQIPTARO AMERIKAN: 22/01/2020 16:21

    Ç'fare lloj deputetesh jane ata qe zgjedh rama me bracet e ballat?! Vetem hajduta e bashibuzuke si vete ata qe I zgjodhen!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore