Ekip mjekësor për skanimin
e prokurorëve antikorrupsion

Ekip mjekësor për skanimin<br />e prokurorëve antikorrupsion
Shtohen filtrat dhe kriteret për kandidatët që aplikojnë për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, sidomos të organeve antikorrupsion. Përpos skanerit të pesëfishtë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin, aftësitë profesionale, lidhjet me shërbimet e huaja dhe ish-Sigurimin e Shtetit, kandidatët për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion duhet të plotësojnë disa parakushte shëndetësore. Një grup me ekspertë të mjekësisë ligjore do të kalojë në skaner të gjithë kandidatët, për ekzaminimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, sidomos mendore. Propozimi ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është reflektuar në nenin 14 të draftit për ngritjen e institucioneve që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ekipi mjekësor do të hartojë një raport për secilin kandidat. Nëse raporti do të jetë negativ, kandidati nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme. “Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pa përmbushur parakushtet e sigurisë, kushtet e aftësive profesionale dhe parakushtet shëndetësore Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ose nga Autoriteti i Sigurisë Kombëtare nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme. Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme”, thuhet në nenin 14.

SHBA kundër
Përfaqësuesi i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, John Smibert, ka shprehur rezerva sa i takon parashikimit të parakushteve shëndetësore për kandidatët për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Në një mbledhje të komisionit për Reformën në Drejtësi, Smibert, ka kërkuar që kjo pikë të qartësohet. “Ky ishte një propozim i Ministrisë së Drejtësisë, ku edhe unë pata rezervat e mia, sepse duhet përkufizuar lloji i kushtit shëndetësor dhe nuk duhet mbetur si një vendim i hapur arbitrar, kështu që duhet ta përcaktojmë qartë këtë gjë. Vendimi më i mirë është që ta rregullojmë këtë pjesë”, ka deklaruar Smibert.

Vasilika Hysa
Edhe anëtarja e komisionit për Reformën ën Drejtësi, Vasilika Hysi, ka kërkuar të rishikohet pika 2 e nenit 14. “Kur flasim për parakushtet shëndetësore, flitet për çdo lloj sëmundje, apo probleme të shëndetit mendor? Në qoftë se ka sëmundje të tjera, si, për shembull, diabeti, hipertension, kolikrenale veshkash, nuk mund të jetë kandidat? Unë kam dy çështje. E para, nëse do ta lëmë propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, duhet ta pasqyrojmë edhe te kushtet e nenit 8, ku thuhet se cilat janë kushtet e sigurisë dhe, e dyta, te paragrafi i dytë duhet saktësuar që bëhet fjalë për probleme të shëndetit mendor, s’besoj se ne që kemi syze nuk mund të punojmë, ose kemi shqetësime të tjera”, ka pohuar Hysi.

Debatet në komision për kushtet shëndetësore
 

Korajlka Bumci: Më falni, më duhet të kthehem te neni 14, ku reflektuam komentet e Ministrisë së Drejtësisë. Në paragrafin e dytë janë disa parakushte. A mund të mendoheni përsëri për paragrafin e dytë neni 14, të keni parasysh parakushtet shëndetësore? Ky është koment i Ministrisë së Drejtësisë, por a mund ta sqarojmë pak se çfarë nënkuptohet me këto parakushtet shëndetësore?
 
Vasilika Hysi: Duhet të ecim pak më avash. Unë kam të njëjtin shqetësim si zonja Bumci. Në nenin 8, ku flitet për parakushtet që duhen plotësuar, te “kushtet e sigurisë” nuk është përmendur parakushti shëndetësor. Në paragrafin e dytë është komenti i Ministrisë së Drejtësisë i shtuar me propozimin e tyre, në të cilin ka një kontradiktë dhe në fjalinë e parë thotë që duhet të përmbushë parakushtet e sigurisë së nenit 8 të këtij ligji, pastaj thotë që duhet të përmbushë kushtet e sigurisë, kushtet e aftësisë profesionale dhe parakushtet shëndetësore. Nëse do të lëmë parakushtet shëndetësore, ajo duhet të reflektohet edhe te neni 8, edhe te neni14, sepse duhet të jenë në koherencë. Kam edhe një pyetje për ekspertin lidhur me një propozim të Ministrisë së Drejtësisë, ku thuhet se një kandidat, i cili ka marrë një opinion negativ nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nuk mund të caktohet në detyrë. Kur flasim për parakushtet shëndetësore, flitet për çdo lloj sëmundje, apo probleme të shëndetit mendor? Në qoftë se ka sëmundje të tjera, si, për shembull, diabeti, hipertension, kolikrenale veshkash, nuk mund të jetë kandidat? Unë kam dy çështje. E para, nëse do ta lëmë propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, duhet ta pasqyrojmë edhe te kushtet e nenit 8, ku thuhet se cilat janë kushtet e sigurisë dhe, e dyta, te paragrafi i dytë duhet saktësuar që bëhet fjalë për probleme të shëndetit mendor, s’besoj se ne që kemi syze nuk mund të punojmë, ose kemi shqetësime të tjera. Ju kërkoj ndjesë që u ktheva, por më shpëtoi ky diskutim. Pra, lidhja e nenit 8 me nenin 14 dhe saktësimi i parakushteve shëndetësore. Njëkohësisht, në një nga nenet 39, 40, 41 nuk e mbaj mend saktësisht, do të shohim terminologjinë se cili është grupi i ekspertëve që do ta vlerësojë, aty nuk thuhet mjek ligjor, thuhet një ekip mjekësh. Mjekët ligjorë janë mjekë që lidhen me çështjet penale, prova e të tjerë, ndërsa këtu duhet të jenë mjekë të specializuar, do të jetë një komision mjekësh që do të bëjnë një skanim të shëndetit. Ndoshta nuk jam e qartë unë, por shumë faleminderit, zonja Bumci, që ma morët pyetjen, por që prapë jemi në një linjë.
 
-Jon Smibert: Ky ishte një propozim i Ministrisë së Drejtësisë, ku edhe unë pata rezervat e mia, sepse duhet përkufizuar lloji i kushtit shëndetësor dhe nuk duhet mbetur si një vendim i hapur arbitrar, kështu që duhet ta përcaktojmë qartë këtë gjë. Vendimi më i mirë është që ta rregullojmë këtë pjesë.
  
-Jon Smibert: Në lidhje me nenin 15 për pavarësinë e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, është ndryshe që të ndërhysh në një sistem ku kemi prokurorë të rinj, të cilët udhëhiqen nga prokurorët më të vjetër. Duhet ta bëjmë të qartë në çfarëdo lloj formulimi që kjo mbetet një pavarësi e njëjtë për të gjitha sistemet. Për shembull, në Kroaci prokurorët ndjekin njëri tjetrin brenda sistemit në ndjekje penale.
 
-Fatmir Xhafaj: E shton këtë gjë, sepse kjo ka qenë reflektim i debatit që ne kemi bërë këtu. Kjo është përgjigja e asaj shprehjes së famshme se kush i kontrollon kontrollorët, por këtu çështja është për ta sjellë nga pikëpamja e konceptit gjuhësisht dhe terminologjist, që të jetë i njëjti koncept pavarësie.

ekip mjekesor
 
Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois