Drejtoria e Ekipeve Kombëtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në fillim të muajit të ardhshëm do të nisë seleksionimet për ekipet e grupmoshave.

Në datat 10-11-12 dhjetor 2012 zhvillohet seleksionimi me datëlindjet 1997 në kuadër të formimit të ekipit kombëtar U-17 për eliminatorët e 2013.

Në këtë seleksionim mund të vijnë edhe lojtarë të datëlindjes 1998, por vetëm ata që janë vërtet të spikatur.

Takimi është në datë 10 dhjetor 2012 ora 13.00 në kompleksin e ekipeve kombëtare Kamëz. Në mënyrë që të bëhen edhe ftesat për klubet e lojtarëve të interesuar duhet që listat përfundimtare të dërgohen pranë Federates Shqiptare të Futbollit deri në datën 25 nentor 2012.

(eç/shqiptarja.com)