Ekipet e shpëtimit nuk ndalin ritmin, në punë për nxjerrjen gjallë të 159 personave të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Miami, të paktën 4 viktima

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë dëshpërimisht të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb gjatë natës së pardjeshme në Miami, dhe la të vdekur të paktën 4 persona, ndërkohë që 159 të tjerë janë ende të bllokuar.

Operacioni kërkim-shpëtimit nuk e ka ndalur ritmin asnjë minutë prej momentit që ekipet mbërritën në vendngjarje, për të shpëtuar sa më shumë qytetarë të bllokuar megjithëse moti nuk është në anën e tyre, pasi shiu ka rënë pa pushim.

Në ankth dhe nën ethet e pritjeve të gjata, familjarët dhe të afërmit e personave të bllokuar po shpeshojnë në një mrekulli që do të bëjë të mundur të shohin sërish buzëqeshjen e njerëzve te dashur.

 “Kam shpesë...jam shumë e dëshpëruar nuk e di se çfarë po ndodh”, tha një vajzë prindërit e së cilët janë bllokuar nën rrënoja e ndërtesës.

"Unë mendoj që ata nuk janë më. Nuk dua të jem pësimit, por ne i kemi thirrur dhe ata nuk janë përgjigjur”, tha një tjetër person që po pret me padurim të shohi njerëzit e tij të dashur sërish.

Ndërtesa është ndërtuar në 1981 dhe ka më shumë se 100  apartamente. Shkaku i shembjes mbetet i paqartë, megjithatë, njerëzit në zonë thanë për "Local 10 Neës" se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.

Megjithatë në vazhdim do të bëhet edhe një hetim më i detajuar mbi shkakun konkret që shkaktoi këtë incident me 1 viktime dhe 99 persona të bllokuar nën rrënoja.

Ndërtesa u shemb 2 ditë më parë, duke lënë të shokuar banorët e zonës.

Operacionet e kërkim-shpëtimit në ndërtesën e shembur 12 katëshe më Miami, vazhdojnë pa ndërprerje. Në deklaratën e orëve të fundit numri i të vdekurve ka arritur në 4 pasi tre trupa u nxorrën nga rrënojat brenda natës. 
Kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava tha se përpjekjet për të shpëtuar ata nën rrënoja vazhdojnë. 


"Unë jam përsëri në vendin eku është shembur ndërtesa në Surfside duke marrë një njoftim të plotë në mëngjes”, tha ajo. 


Ajo siguroi të gjithë se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë sepse ende ka shpresë se të humburit janë të gjallë. 
Kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade konfirmoi se tani janë 159 persona të pagjetur për pas shembjes së ndërtesës së Surfside të së enjtes. Ndërkohë që janë shpëtuar 120 .

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë