Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë

Ekipi 'Çamëria' s'lejohet në Champions League në Greqi, shkak emri dhe simbolet! TKZ: Nuk frikësohen nga nacionalistët grekë

Ekipi i Minifutbollit 'Çamëria'

GREQI - Ekipit shqiptar 'Çamëria' nuk po i lejohet të marrë pjesë në Champions Leaguen e Minifootball në Greqi, shkak logoja, emri dhe fanella.

Një turne i tillë në minifutbollin 5x5 po zhvillohet në Kretë, teksa ekipi me lojtarë shqiptarë ka hasur vështirësi në vijimin e garës pas dy ndeshjeve të luajtura, ku për shkak të emrit dhe simboleve duket se nuk do i lejohet të vijojnë garën.

Mediat greke kanë ngritur si shqetësim se si një ekip shqiptar nën emrin “Çamëri” luan në kompeticionin e minifutbollit që zhvillohet në Greqi. Ekipi shqiptar ftohet të bëjë kujdes nëse do ketë një vazhdimësi të garës, për shkak të grupeve nacionaliste në vendin fqinj.

Për këtë ka reaguar edhe grupimi i Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, që kanë thënë se janë të mbështetje të futbollistëve dhe nuk duhet të ndalen nga nacionalizmi.

"Bashkohemi me djemtë tanë që nuk frikësohen nga forcat nacionaliste “greke” pas kërcënimeve që kanë marrë për shkak të emrit që kanë në turneun 5x5 që po luhet në Kretë. Historia ka dëshmuar gjithmonë që të atdheut e kemi 'Çamërine’ dhe gjithmonë do luftojmë për të", shkruhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 19/10/2024 21:19

    Cdo Shqiptar duhet te ndihet Krenar per ata djem qe nuk ja ben syri terrrt...

    Përgjigju
  • E DREJTA: 19/10/2024 13:33

    PO FEDERATA JONE PSE NUK PROTESTON ???!!

    Përgjigju
  • Futbolli: 18/10/2024 21:46

    Sporti duhet te jete objekt bashkimi ska asnje gje te keqe !

    Përgjigju
  • goshi: 18/10/2024 21:21

    Racizmi i ka rrënjët te injoranca të tillë janë grekët.

    Përgjigju
  • Rewcxnutokkk: 18/10/2024 16:17

    Pasojat e gjys'hanes turke qe trashegoni fen e pushtuesit dhe na prezantoni ne Evropen e Krishtere si SATELIT I TURQISE!!

    Përgjigju
    • Aaaaaa: 19/10/2024 01:59

      Sa tket njerz me te njerin me dim si ti kurr ska me ba para Shqipria, ta dish mir se greki e serbi skan me na dasht kurr se jena Shqiptar , ti si don me I marr me fen ishalla tban derman I madhi zot , pa dalim feje duhet tjem I krenar qe jena Shqiptar e duhet ti luftojm kto muta qe na urrejn , ju qifsha robt grekut serbit e krejtve qe nuk na pranojn per shqiptar , e kujtdo qe nuk asht krenar per Shqiprin e shqiptart

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër

Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër