Ndeshja Angli- Spanjë ka përfunduar me humbjen e parë në shtëpi që nga 2003-shi të Spanjës. Mirëpo “Tre Luanët” kanë fituar 3-2 në Nations League dhe protagonisti i ndeshjes ka qenë Raheem Sterling, i cili ka shënuar dygolëshin e tij të parë me kombëtaren.
Në përfundim të ndeshjes, Sterling është shprehur se:
Ishte një natë e pabesueshme. Luajtëm shumë mirë ndaj një ekipi të madh. Në Kupën e Botës bëmë një paraqitje të mirë, por mund të kishim bërë mirë. Gjithsesi, mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Nuk shënoja prej një kohe të gjatë me Anglinë dhe ndihesha nëse presion. Nuk ka asgjë më të bukur se të shënosh me fanellën e Anglisë.
Raheem Sterling