Ekipi i Tiranës kampion, Veliaj: Në Këshillin Bashkiak nesër bashkë me urimin edhe shpërblimi

Ekipi i Tiranës kampion, Veliaj: Në Këshillin Bashkiak nesër bashkë me urimin edhe shpërblimi

Ekipi i Tiranës

Bardheblutë e Tiranës janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Shqipërisë në futboll pas 11 vjetësh. Bashkë me urimin për titullin kampion, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë edhe lajmin e mirë për ekipin kryeqytetas të dhënies së shpërblimit për kampionët. Veliaj bën të ditur se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak do të miratohet edhe shpërblimi për lojtarët dhe stafin e ekipit bardheblu.

“Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë.  Po siç e do zakoni, urimet nuk bëhen duarbosh, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak bashkë me urimin dhe shpërblimi për kampionët”, shkruan Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren