Ekipi i Tiranës shkarkon trajnerin
Muça: Nuk më është komunikua

Ekipi i Tiranës shkarkon trajnerin<br />Muça: Nuk më është komunikua
Pas përfundimit të takimit me Flamurtarin të zhvilluar në “Qemal Stafa”, Presidenca e klubit të Tiranës ka vendosur të shkarkojë trajnerin Shkëlqim Muça. Vendimi erdhi pas barazimit me Flamurtarin, ku  drejtuesit e klubit bardheblu kanë vendosur të shkëpusin kontratën me trajnerin Muça. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit kryeqytetas.
 
“Në përfundim të ndeshjes Tirana-Flamurtari, KF Tirana për shkak të rezultateve jo të mira ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Shkëlqim Muça. Drejtuesit i kanë komunikuar teknikut largimin dhe arsyet e kësaj ndarje. Në shtatë javët e para të kampionatit, përkundër pritshmërive, skuadra nën drejtimin e Muçës ka marrë më pak se 40 përqind të pikëve, një ecuri aspak positive”, thuhet në njoftimin e KF Tirana.

Por, i kontaktuar nga Report TV, Muça ka dekalruar se, "nuk ka marrë asnjë lloj komunikimi nga klubi, do të flas në momentin që do të kemë një njoftim zyrtar”


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse