Ekipi legjendar italian feston 115 vjetorin! Historia e shqiptarit nga Çamëria që themeloi klubin

Ekipi legjendar italian feston 115 vjetorin! Historia e shqiptarit nga Çamëria që themeloi klubin

Giovanni Paramithiotti

Ekipi i Interit mbush 115 vjeç pasi u themelua më 9 mars 1908 në Piazza Duomo, në restorantin l'Orologio, nga një piktor Muggiani, dhe anëtarë të tjerë. Klubi 'Nerazzurrët' feston ditëlindjen dhe në faqen zyrtare ka publikuar një video e cila ësbhtë përgatitur nga Inter Media House.

"Ngjyrat tona, fanella, qyteti ynë. 9 Marsi është dita jonë, dita në të cilën të rinjtë e guximshëm dhe revolucionarë kanë vendosur të bëjnë një ndryshim, të nxitur nga idealet ende shumë aktuale. Historia filloi 115 vjet më parë në qendër të Milanos. Ajo foli menjëherë për të gjithë botën, e shtyrë nga një vokacion ndërkombëtar, i fiksuar menjëherë në emër të Klubit, atyre të qiellit dhe të natës. Dhe të yjeve".

"Për 115 vjet, nerazzurët kanë bërë histori: ata kanë frymëzuar, kanë bërë miliona tifozë të lumtur, kanë ngjyrosur triumfe të bukura, kanë treguar histori unike dhe të paharrueshme. Në sfond, Milano, rritja e tij, zhvillimi i tij: është bërë ndërkombëtar, hap të gjithë Një rrugëtim në simbiozë me Interin, një rrugëtim që nuk ndalet, vazhdon, rinis veten”, i ka treguar të gjitha këto Inter Media House me një video që kap thelbin e këtij udhëtimi. Milani dhe evolucioni i tij, ngjyrat Nerazzurri dhe fanellat e ekipit tonë: shumë, shumë, ikonë, të paimitueshme. Këto janë uniformat e veshura nga kampionët, ato që i lidhim me momentet më të pabesueshme të historisë sonë. Dhe më pas gjarpri, një nga simbolet e Interit tonë: gjarpri Visconti që bie në sy një sfond, i ridizenjuar në vitet tetëdhjetë, i cili është ngulitur në “lëkurën” e fanellave tona. Dhe cila përbën logon që feston këto 115 vitet e para të historisë së Nerazzurrëve"

Por shumë pak e dine që presidenti i pare I ekipit ishte një shqiptarë me origjinë nga Çamëria

Giovanni Paramithiotti ishte Presidenti i klubit nga marsi 1908-1909. Por, kush është Giovanni Paramithiotti?

Giovanni Paramithiotti lindi në Venecia dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por vdiq më 1936 në SHBA. Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Në disa shkrime për Giovanni Paramithiotti thuhet se ishte hebre-venedikas dhe diku grek-venedikas, por e vërteta është se Giovanni Paramithiotti është me origjinë ose rrënjë shqiptare nga Paramithia e Çamërisë. Familja e tij pas largimit nga Paramithia për në ishullin e Korfuzit në shekullin XVIII, mori për mbiemër emrin nga vinin, Paramithinë e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin. (Siç dihet ishulli i Korfuzit deri vonë i përkiste Venedikut (Venecias). Ende në këtë ishull ka shumë familje me origjinë shqiptare. Një pjesë e mirë e banorëve të ishullit edhe pse në një presion të madh shtetëror kanë ruajtur ende mbiemrat shqiptarë dhe i përkasin besimit katolik). Nga familja e madhe Paramithioti kanë dalë shumë figura të njohura dhe ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë dhanë një kontribut të vyer në themelimin dhe forcimin e shtetit grek në shekullin XIX. Familja Paramithioti bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zvicerian dhe me vëllezërit Roçild (Rothschild) themeluan më 1841 Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë. Në vitin 1881, një Paramithiot ishte deputet në Kuvendin e Greqisë.

Giovanni Paramithiotti

Themeluesit e Internazionale 'Inter' i pari majtas  Giovanni Paramithiotti

r.k./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç