Ekipi Olimpik shqiptar është nisur gjatës ditës së djeshme drejt Londrës për t’u përgatitur për startin e lojërave Olimpike që do të ejtë vetëm pas pak ditësh. Tanimë numërimi ka filluar mbrapsht dhe të gjithë presim fillimin e eventit madhështorë që zhvillohet njëherë në katër vite. Ekipi përfaqësohet nga 11 sportistë, të cilët do të garojnë në 5 disiplina të ndryshme në kërkim të medaljeve të para për historinë e shqipërisë. Gjendaj e olimpistëve është mjaft e mirë, pas fazës përgatitore që kanë zhvilluar jashtë dhe brenda vendit. Ndërkohë që Lojërat Olimpike të Londrës do të startojnë në 27 korrik me ceremoninë e hapjes. Këtë vit ndryshe nga edicionet e kaluara, kjo ceremoni është shkurtuar me 30 minuta për arsye sigurie ndërkohë që kostoja për të arrin nga 27-45 milionë paund. Në fund të ceremonisë do të parakalojnë pjesëmarrësit nga 200 vende të botës për të bërë paradën e zakonshme. Akti i fundit i kësaj ceremonia do të jetë ndezja e Flakës Olimpike dhe hedhja e fishekzjarreve.
/Shqiptarja.com









