Këtë të hënë në mbrëmje u regjistrua eklipsi i pjesshëm i Hënës.

Hëna rreth orës 20:20 u mbulua me hijen e Tokës. Shqiptarja.com ju sjell foto fantastike të këtij fenomeni.

Eklipsi i pjesshëm është parë në pjesën më të madhe të  Hemisferës Lindore.

Ky eklips ka qënë i dukshëm  në disa pjesë të Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë.
 
Eklipsi i pjesshëm i Hënës ndodh bëhet kur Toka lëviz ndërmjet Diellit dhe Hënës.

Ekspertët thonë se personat e interesuar fillimisht do ta shohin një skuqje të pjesërishme të Hënës, kur të filloj eklipsi.

Eklipsi i Diellit zakonisht ndodhë pas eklipsit të Hënës, kryesisht dy javë më vonë.

Në Shtetet e Bashkuara më 21 të këtij muaji do të mund të shihet eklipsi total i Deillit, një dukuri që ndodhë kur Hëna kalon ndërmjet Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar krejtësisht dritën diellore dhe duke shkaktuar errësirë për pak minuta.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor në 99 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara, thonë shkencëtarët.

[gallery]23409[/gallery]

Redaksia Online
e.m/a.ç/Shqiptarja.com