FRANKFURT, 5 shtator /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore Evropiane rishikon në rënie prashikimet e saj për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit për vitin 2014 dhe 2015, si dhe parashikimet e inflacionit në zonën euro për vitin 2014.
Ajo ka rishikuar në rënie parashikimet për rritjen ekonomike për vitin 2014 dhe 2015, në 0,9 për qind dhe 1,6 për qind respektivisht kundër një për qind dhe 1,7 për qind dhe i ka rishikuar në rritje për vitin 2016 në 1,9 për qind nga 1,8 për qind.
"Banka Qendrore Evropiane kishte njoftuar më parë një rritje të çmimeve me 0,6 për qind këtë vit kundrejt 0,7 për qind", theksoi presidenti i BQE-së Mario Draghi në një konferencë shtypi./
/ec/  a.jor.