TIRANË, 12 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/-Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka organizuar sot konferencën mbarëkombëtare të farmacistëve shqiptarë me temë "Farmacisti dhe farmacia në ditët e sotme".
Në te u diskutuan zhvillimet dhe problematikat aktuale në sistemin shëndetësor dhe atë farmaceutik në veçanti.
Zv./ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, ka vënë theksin tek rëndësia e takimit. Ajo eshtë shprehur se "ky është një aktivitet rëndësishëm sa i përket kontributit shkencor që jepet në përmiresimin e shërbimit farmaceutik. Kjo është një iniciativë që ka nevojë për mbështetje".
Ndërsa Diana Toma, Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, është shprehur ndër të tjera se "krahas problematikave, jemi në përmbylljen e ciklit të certifikimit dhe kjo sigurisht përbën një përmirësim për realitetin shqiptar". /a.ke/









