Afrimi i sezonit veror ka mobilizuar Ministrinë e Turizmit. Ministrja, Milva Ekonomi mblodhi në Vlorë mesditën e së dielës një takim me kryebashkiakët e zonave bregdetare ku u kërkoi më tepër koordinim në mënyrë që të mos zhgënjehen turistët.

"Duhet të bëjmë dhe më shumë sepse turizmi për ne duhet të jetë një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë. Zyrat tuaja rajonale të  ekonomisë  ti japin pak më shumë vëmendje për të rritur kapacitetet  bërse, sidomos  në drejtim të promovimit  të paketave turistike  rajonale dhe për këtë kërkohet  pak më vëmendjë ngaqë po troket dhe masa  e turistëve që  po vizitojnë vendin", u shpreh Ekonomi.
 

 
Ndrësa drejtori  agjensisë kombëtare të turizmit Ardit Ҫollaku, foli për një sezon turistik përtej 3 muajve të verës.

"Sa vjen sezoni dalëngadalë  duam ta zhdukim nga qarkullimi pasi ne duam të zhvillojmjë atë turizëm  të qendrueshëm. Është një ndër fokuset kryesorë të cilët do të ketë  dhe agjensia kombëtare e turizmit  për vitin në vazhdim  do jetë ai i standatizimit  të materialeve  që edhe bashkitë të kenë mundësi  të promovojnë produktin  e tyre por edhe të dalin me një brend të tyre", tha Ҫollaku. 

Kryebashkiakët parashtruan problemet me të cilat përballen në këtë fillim sezoni, si është infrastruktura. Ministrja u la detyrë promovimin e resurseve që bashkitë kanë , projektet e tyre, si dhe përfitimeve që ato sjellin për turizmin.

Redaksia Online
(m.ç/Shqiptarja.com)