Ekonomi:Për banorët e zonave të
thella Laborator-mobil ekzaminimesh 

Ekonomi:Për banorët e zonave të<br />thella Laborator-mobil ekzaminimesh 
Për të gjithë banorët e zonave të largëta, të cilët nuk kanë mundësi që të kryejnë vizita do të vihen në dispozicion laborator-mobil (të lëvizshëm)ekzaminimesh. Këtë e ka bërë të ditur Milva Ekonomi zëvendësministrja e Shëndetësisë, teksa ka qenë e pranishme në Vlorë ku ka parë nga afër në kabinetet e check–up në qendrat shëndetësore në Vlorë dhe atë të Novoselës e shoqëruar edhe nga kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dr. Eltar Deda.
 
Në Vlorë është edhe laboratori lëvizës i check-up. Kemi zona të largëta të cilat nuk e sjellin dot banorin pranë qendrës por shkon laboratori mobil pranë tij. Ju jeni nga zonat që keni përfituar edhe shërbimin mobil të check-up. Në të tilla raste, janë bërë zgjedhje alternative në mënyrë që të ndihmohet qytetari shqiptar” ka pohuar Ekonomi.
 
Sipas saj, në sajë të reformës për vendosjen e sistemit të Mbulimit Universal të kujdesit shëndetësor që ka marrë nga Qeveria, gjithësecili ka mundësinë që të kontrollohet falas te mjeku i familjes, ndërkohë që me anë të kontrollit bazë, mund të të zbulojë më herët sëmudjet dhe t’i parandalojë ato kur janë në stadet e para. 

Mjekët e Qendrës Shëndetësore nr. 4 në Vlorë kanë pohuar se numri i kërkesave për check-up këtë vit është rritur ndjeshëm, ndërkohë që edhe numri i rasteve të cilët janë evidentuar me probleme  shëndetësore për herë të parë nga kontrolli bazë ka qenë i lartë. “Nga kontrollet, 803 që u kryen gjatë vitit të kaluar në qendrën tonë, 196 prej tyre kanë pasur nevojë për t’u konsultuar me mjekun specialist. Janë zbuluar patologji të ndryshme për të cilat pacientët nuk ishin në djeni për ekzistencën e tyre. Në rastet kur kemi patur raste të problemeve serioze të shëndetit të pacientëve, specialistët e poliklinikës kanë bërë konsultat në grup,” ka pohuar mjekes dermatologe Blerina Alla, drejtuese e kësaj QSH-je.
 
Rezultatet e deri tanishme të kontrollit bazë në këtë qytet kanë treguar se 444 persona kanë rezultuar me hipertension, 220 me diabet, 255 më sëmundje kardiovaskulare, 220 me anemi të theksuar nga 10 550 ekzaminime të kryera në total.

Kurse në Qendrën Shëndetësore të Novoselës, kreu i ISHSH-së ka informuar banorët e zonës se që nga fundi i muajit janar tarifat e vizitave për personat e pasiguruar janë ulur 2-3 fish, kurse vizita tek mjeku i familjes është falas për të gjithë. “Ju jeni një i ri i pasiguruar, i papunë u jepet mundësi tashmë që te mjeku i familjes të merrni të gjitha shërbimet pas asnjë nevojë financiare. Në të njëjtën kohë tarifat e tjera janë ulur 2-3 fish. Po kështu edhe check-up është në dispozicionin tuaj, kështu që janë disa të mira të prekshme bashkë” ka theksuar Deda. Kreu i ISHSH-së ishte edhe një prej qytetarëve i cili kreu check-up-in në qendrën shëndetësore të Vlorës, si banor i kësaj zone.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)