Ekonomi: Shërbimi dentar çalon
Pabarazi në ofrimin e shërbimit 

Ekonomi: Shërbimi dentar çalon<br />Pabarazi në ofrimin e shërbimit 
TIRANE- Shërbimi shëndetësor dentar ende çalon në vendin tonë, dhe kjo sipas zv/ministres së Shëndetësisë Milva Ekonomi, vjen për shkak të pabarazive të shërbimit oral në rajone të ndryshme. Deklarata e saj erdhi në Konferencën e 20-të Kombëtare Dentare organizuar nga Shoqata Dentare Shqiptare dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare.
 
Ndërsa mosparaqitjen e mirë të shërbimit oral në vend zv/ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, e lidh me mungesën e produkteve të kërkimit shkencor në stomatologjinë shqiptare.
 
Sipas Maznikut institucionet arsimore duhet të përqendrohen tek sistemi i financimit bazuar tek performanca.
 
Konferenca e 20-të Kombëtare e Mjekësisë Dentare përkon edhe 50-vjetorin e krijimit të Fakultetit të Stomatologjisë. Stomatologët e parë të diplomuar nga ky fakultet morën certifikatë mirënjohje për kontributin e dhënë nder vite.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie