Synimi për ta bërë turizmin shqiptar gjithë vjetor dhe për të zgjatur sezonin veror në jug, e atë dimëror në veri, ka bashkuar eksperiencat e mikpritjes bregdetare me ato malore.
Ky ishte synimi i projektit të sapo përfunduar “Në Zbulim të Mistereve të Jugut”, zhvilluar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit për ndërlidhjen e kulturave tradicionale përmes një sërë aktivitetesh që u zhvilluan nga Tropoja në Himarë, Pilur e Kuç të Vlorës.
E pranishme në takimin përmbyllës, Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit Milva Ekonomi tha se qëllimi është që turistët të mos qëndrojnë në Shqipëri vetëm për plazhin dhe diellin por të ngjitën në këto zona të bukura dhe t’i eksplorojnë ato.
"Një nga gjërat e rëndësishme ishte të gjendeshin mirë destinacionet turistike që ne kërkonim të promovonim. Kështu që destinacioni turistik i jugut u bë një destinacion i kërkuar sepse u lidh edhe me numrin e turistëve që vizituan vendin dhe u pa që zona që kishte më shumë turizëm ishte zona e jugut, gjithashtu dhe zona e Shqipërisë së Mesme, e Detit Adriatik por edhe zona e Alpeve. Prandaj kur pamë një gatishmëri të këtij lloji, kur shërbimi turistik kombëtar në vend mbështetej nga iniciativa private, mbështetej gjithashtu i koordinuar edhe me ndihmën e donatorëve të huaj menduam që ky projekt do të ishte në të mirë të zhvillimit të zonës së jugut për ta promovuar edhe më tepër këtë zonë nga pikëpamja turistike", u shpreh Ekonomi.
Ndërkohë, drejtuesja e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi tha se ky shkëmbim eksperiencash ishte i rëndësishëm për të ndihmuar si turizmin malor dhe atë bregdetar për të bërë më të mirën në rritjen e kapaciteteve të tyre.
Toçi prezantoi dhe konkluzionet e një sondazhi mbi prishmëritë e turistëve që zgjedhin për pushimë vendin tonë. Risia e këtyre gjetjeve ishte orientimi i turistëve për të pranuar si alternativë akomoduese shtëpitë e banorëve të përshtatura për pritje turistësh, të njohura si “Guest House”.
Megjithëkëtë, Irena Toçi tha se vizitorët kërkojnë transport publik, rrugë për të arritur në monumentet e kulturës, ciceronë për tu shpjeguar atyre historinë dhe karakteristikat si dhe siguri në aventurat e tyre.
Ky projekt ka pasur disa aktivitete të rëndësishme, një në Valbonë, një në Himarë, një në Kuç të Vlorës, dhe e fundit ishte konferenca përmbyllëse të martën në Tiranë.
Gjatë aktiviteteve u organizuan ekspozita të produkteve vendase që prodhohen në mënyrë artizanale, qëndisma, velenxa, triko, jastëkë, mbulesa, çorape, banda muri, veshje karakteristike etj., vaj ulliri, reçelra të ambalazhuara, limonë, mandarina, portokall, çaj mali, rigon... si dhe u ekspozuan gatesa tradicionale të zonës që maë u shijuan dhe u pëlqyen shumë nga të ftuarit. Projekti në fjalë ka publikuar rreth 15 libra në dy gjuhë, shqip dhe anglisht për 15 zonat rurale të Bashkisë Himarë, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme për t’u vizituar në çdo stinë të vitit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO