Katër vjet më parë, dy termocentrale lundrues që prodhonin energji me gaz të lëngshëm u ankoruan në Triportin e Vlorës. Edhe pse ishte një zhvillim jo shumë voluminoz, ngjarja pati impakt mbulimi të nivelit të lartë, si nga qeveria shqiptaret, ashtu edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë. Ishte vetë ambasadorja Yuri Kim në aktivitete, më shumë se njëherë.

Pati mjaft zhurmë në mjedisin politik dhe mediatik shqiptar, të cilët akuzuan si gjthmonë krerët e mazhorancës dhe kryedipolmatenamerikane si seksere private. Sipas komenteve të ndryshme ishin të ndara anijet, njërën e kishin krerët e mazhhorancës dhe tjetrën sorroistët.

Në fakt situata sillte mjaft dyshime, ngase një vit përpara se këto termocentrale lundruese të vinin në Shqipëri, u firmos një marrëveshje e bujshme me amerikanët për gazin e lëngshëm.

“Pagëzues”  së cilës ishte as më pak e as më shumë. Por vetë Mike Pompeo, ish-drejtor i CIA dhe ish-Sekretar i Shtetit i Donald Trump në mandatin e parë. Zoti Pompeo, me firmën e tij kishte shpallur Non Grata dy zyrtarë të lartë të mazhorancës, megjthatë ai u prit mjaft ngrohtë nga socialistët. Ku përveç Edi Ramës dhe qeveritarëve të kohës, u takua dhe me Taulant Ballën, kreu i grupit parlamentar të PS.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me firmat me seli në SHBA, Excelerate Energy dhe ExxonMobil LNG Market Development Inc, për zhvillimin e një terminali importi të LNG-së në portin e Vlorës, rinovimin e termocentralit për të funksionuar me LNG dhe krijimin e një rrjeti për shpërndarjen e LNG-së në Shqipëri dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Por zhvillimet në fushën energjetike si gjithmonë sa të vrullshme janë edhe enigmatike, të ndërlidhura në radhë të parë me gjeopolitikën dhe të mëdhenjtë e globit. Në kohën kur ndodhi incidenti i Nord Stream 2 në brigjet gjermane të Balltikut, amerikanët nxituan të kapnin tregun e pamatë të lokomotivës së Europës,  cila ka shumë uri për gaz e hidrokarbure të tjera. Projekti i Vlorës u duk se ngëçi kur thonë vlonjatët dhe dy termocentralet u kthyen si karikatura të humorit, rmuzeve, por edhe material për mjedisin e frustuar politik e mediatik që janë kundër Edi Ramës. 

Ndërkaq përveç shkrimeve e postimeve, dy termocentralet u kthyen në skenografi të impasit energjetik të Portit të Vlorës së bashku me Termocentralin dhe petroliferan, që edhe ata ishin fryrë shumë kur u bënë gjatë qeverive të Fatos Nanos dhe Sali Berishës.

Koha ikte dhe siç ndodh te ne zhurme zëvendësohet nga “bombat” e përnatshme dhe  e frikshmja Yuri iku nga Tirana, natyrisht si të gjithë kolegët e saj me mjaft nostalgji.

Shkoi me ngritje në DASH, madje mjaft me ngritje. Zgjedhjet në 2024 i fitoi Donald Trump. Edhe njëherë s 8 vjet më parë, në Tiranë nis dalldia; Rama me helicopter, Rama me ushtarë, që vijoi deri te Ramaduro. Por parallel me temat paralele për të masakruar kreun e qeverisë shqiptaret, nuk reshtnin “bombat speciale” për Yuri Kim. Jo iku sot, jo ua them unë ajo ka ikur, por po rri sa t’i dalë vjetërsia në punë, thoshte njëri, kurs tjetri ja priste se pret lejen e zakonshme se nuk i jep Marco Rubio.

Po pikërisht në këtë zulëm, Yuri nxorri një foto në restorantin e Departamentit të Shtetit, ku po takoheshin të mbushnin pjatat nga kazani mensës. Inati momental sërish u shua me anti-inatin e njohur: ka mbaruar ajo punë në shtator.

Po shtatori iku e një ditë Yuri Kim nxori një ndryshm në statusin e saj në X, ku theksnte se ka nisur punë si drejtore e madhe në një nga “Shtatë Motrat” e naftës së Amrikës; përkatësisht Exxonmobile, ku me Trumpin e parë, CEO historik i saj, Rex Tillerson u bë Sekretar Shteti. Iku sepse isht natyrë e qetë dhe nuk mund të rrinte në një mjedis stresues dhe teatral siç është kuzhina politike dhe ajo mediatike e Donald Trumpit.

Pas ca kohësh, “Yuri ha colpito ancora”; në nëntor publikon një takim të madh në Athinë, ku Chris Wright firmos një marëveshje me shuumë zero për gazin në detin Jon. Aktori: E kush tjetër përveç Exxonmobile të drejtoreshës Kim. Në foton e postuar nga Yuri shfaqet edhe ambasadorja e re e SHBA në Athinë. Një gazetare e njohur e kontroverse nga San Francisco, e cila kisht drejtuar Konventën Republikane të nominimit të Donald Trump për mandatin e dytë. Ish-demokrate që më një përkrahëse e zellshme e MAGA. Të cilën mediat amerikane e konsderonin shmë të afërt me rrethin e Trump.

Ambasadorja quhet Kimberly Guilfoyle. E cila sa shkeli këmbë në Athinë bëri bujë e natyrisht kryeartikull mediatik. Qëndrimi më i fortë i ambasadores ishte kur kërkoi që grekët duhet të largonin kinezët nga Porti i Pireut.

Pak kohë më vonë Kimberly Guilfoyle, pas Athinës  kthy n kryelajm edhe nëë Tiranë, pasi erdhi një natë të ndezur politikisht këtu dhe takoi Edi Ramënn ë kryeministri, gjithë përzemërsi. Takimi u përsërit dhe në Delfi, për të ardhur në ditën e sotme, kur u firmos në Tiranë marrëveshja e famshme e gazit të lëngshëm. Deri tani disa parqet mediatike flisnn ëër porte lundruese gazi në Devoll, ku natyrisht s’kishin lidhje fare.

Ngjarja ësht se marëveshja e 2021 u ringrit dhe u ripëërforcua, për të ndërtuar një terminal tëë LNG-së Made in USA n Vlorë.

Pikërisht në ditën e sotme, në Dubrovnik u firmos një marrëveshje ndërmjet kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministja e Bosnjës, Borjana Krishto për pjesëmarrjen në gazsjellësin Rryma Jugore, që do të lidhë Balltikun me Ballkanin për të furnizuar me LNG Made in Usa. Këtë gazsjellës do ta ndërtojnë amerikanët dhe për ta bekuar atë ishte vetë Sekretari i Energjisë, Chris Wright. Pikërisht ai që ishte në Athinë në nëntor, që e postoi Yuri Kim.

Në Kroaci, përkatësisht në ishullin Krka, do të ndërtohet një terminal i madh gaz LNG Made In USA.

Pra, kemi të bëjmë me një mega plan jo thjesht të Trump, por të aparateve të SHBA për një ofensvë energjetike në Europë, duke pëërfshirë të gjithë Ballkanin.

Po përse këtë punë të Shqipërisë e ka marrë në dorë ambasadorja amerikane nëë Greqi? Këtu mund të ketë shumë shkaqe e hipoteza, por e mundshme është se meqë ajo po ndjek një dosje të madhe të nxjerrjes së gazit nga deti Jon, ujrat e të cilit lagin edhe Shqipërinë, ku janë angazhuar amerikanët, të ndjekë edhe çështjen e terminalit të LNG-së.

Ky angazhim, gjasat janë nuk sjell asgjë të keqe për ne. Aq më shumë se përfshrja amerikane e bën çështjen e kontenstimit ndërmjet Tiranës dhe Athinës për ndarjen e detit më të amortizuar. Ku nëse do të nxjerrë gaz Exxonmobile apo dikush nga “6 motrat” e tjera, interesi kthehet në gjithëpërfshirje dhe me një siguri afatgjatë. Çka edhe pse mund të duket si teori konspirative, por nuk është çudi që është përzgjedhur një general i trupave speciale si ambassador në Tiranë. Gjithë ky gaz e kaq shumë asete, gjënë e parë që kërkojnë janë siguria. Tek e cila përfituesja direkte është Shqipëria.  Kjo nuk ësht fare pak./TemA