‘Ekonomia digjitale’, thirrja e ambasadorit Gonzato: Më shumë punë për dixhitalizimin, jeni ende pas BE-së

“Ekonomia digjitale’ është e ardhmja, por shumë qytetarë e biznese mund të jenë ‘viktima’ të digjitalizimit nëse nuk arrijnë të përshtaten me zhvillimet teknologjike.

“Transformimi dhe mbijetesa e bizneseve do të varet nga mundësia e tyre për të përdorur teknologjinë digjitale në mënyrë të shpejtë duke përfshirë edhe ekosistemin e shërbimeve”, u shpreh Gonzato në konferencën mbi zhvillimin teknologjik.

Ambasadori Silvio Gonzato tha se Bashkimi Evropian ka gati zarfin me 1 miliardë euro për të mbështetur zhvillimin e Shqipërisë, me fokus tek qytetarët e biznesi i vogël.

“Bashkimi Evropian po mbështet shndërrimin digjital në Shqipëri. Për të parën gjë që flasim të gjithë është “Plani i rritjes.” Pra një zarf financiar me gati 1 miliardë euro për Shqipërinë dhe një ndër përparësitë tona është që të fuqizojë përparimin e Shqipërisë në tregun digjital. Të ndihmojmë financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të lulëzuar në ekosistemin e tyre”, tha Gonzato.

Për ambasadorin aktualisht përparimi teknologjik i bërë nga Shqipëria në raport me mesataren e Brukselit nuk mjafton, prandaj duhet një përshpejtim për të bërë ndryshimin deri në 2030-ën, vit ku diskutohet anëtarësimi.

“Objektivi ynë është që 80% e popullsisë tonë ta quajnë veten me aftësi digjitale të plota deri në vitin 2030. Shumë gjëra kemi menduar të ndodhin ën 2030, dhe Shqipëria në BE në 2030.Vetëm 28 për qind e popullsisë shqiptare të rritur kanë thënë që kanë aftësi digjitale, ndërsa Barometri i Ballkanit tha se 64 për qind janë shprehur se aftësitë digjitale janë të rëndësishëm për të dalë në tregun e punës. Pra duhet bërë më shumë punë për të mbyllur këtë hendek”, tha Gonzato.

Kurse zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Sokol Duma tregoi se po punohet për shfrytëzimin e inteligjencës në administratën publik.

“Edhe në bazë të raportit Digital Economy Society Index, Shqipëria vërtetë ka bërë hapa para por ka një “gap” shumë të madh në raport me vendet e Bashkimit Evropian. Këtu përfshin nisma si E-tregtia, E-shitjet apo përmirësimi i pagesave digjitale”, tha Sokol Duma zëvendësministër i MEKI.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e vuri theksin tek sulmet kibernetike dhe investimi në sisteme të sigurta.

“Në botën e kërcënimeve ku jetojmë nga pikëpamja kibernetike por edhe e zinxhirëve të zhvillimit, qeverive i duhet të ndërhyjnë që të garantojnë sigurinë e rrjeteve, të sistemeve të mbrojtjes përmes të cilëve mbrohet publiku dhe privati”, tha Vengu.

Konferenca “Rritja e Ndikimit të Shqipërisë në Ekonominë Digjitale te Rajoni”, bëri bashkë kompani të shumta vendase e të huaja, me objektiv krijimin e produkteve novatore në një botë që po ecën me hapa të shpejta në revolucionin e ri digjital.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barxaleta: 02/10/2024 17:53

    Kush BE ? Shumica skane internet free ! Ikni mos mashtroni BE eshte grup pislleku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: ‘Salianji’ si test për Berishën

Mero Baze: ‘Salianji’ si test për Berishën