GJERMANI - Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Francës dhe Italisë për përpjkeje më të mëdha për reforma.
 
Kryesuesja e qeverisë gjermane ka folur në një intervistë për revistën gjermane “Die Welt”, një javë pas shtyrjes së afatit që Brukseli u ka bendosur këtyre shteteve për të përmirësuar financat.
 
“Komisioni përsëriti se ajo çfarë u prezantua në Bruksel nuk është e mjaftueshme. Dhe unë ndaj këtë mendim”, tha Merkel.
 
Komisioni Europian ka hartuar një plan sipas të cilit Franca dhe Italia duhet të paraqesin masa të mëtejshme, ka bërë të ditur kancelarja gjermane në intervistën për ‘Die Welt’.
 
E irrituar nga defiçiti i lartë i ekonomisë franceze, Gjermania ka shtuar kritikat ndaj Parisit duke ndezur tensione të forta mes dy vendeve.
 
Franca dhe Italia aktualisht kanë një deficit që nuk respektion limitet e vendosura dhe projektbuxhetet e tyre për vitit 2015. Nëse ato nuk shkojnë drejt rregullave europiane, në kohën e paracaktuar, këto dy shtete do të ekspozohen ndaj sanskioneve, një gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani.
 
Angela Merkel ka folur gjithashtu për Rusinë duke thënë që politika e Moskës ka vënë në vështirësi shumë vende fqinje të Bashkimit Europian, ndaj nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)