"Ekonomia" kodi i ri doganor, Cani
"Ndryshimi i nevojshëm, sipas BE"

TIRANE - Ministri i Financave Shkëlqim Cani është i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet Kodi i ri Doganor. Ministri Cani është shprehur në komision se “Kodi i ri lehtëson procedurat doganore dhe krijon lehtësira për biznesin.”

Sipas Canit kodi i ri do jetë hapi i parë i kthimit të doganave pa letër, madje ky kod është me Standarde Evropiane dhe është hartuar falë diskutimeve me grupet e interesit
 
“Biznesit me këtë kod do të mbrohen nga gjobat selektive dhe do dëgjohet zëri dhe shqetësimet e tyre. Nuk do të ketë më vonesa dhe radhë në dogana. Me kodin e ri shkurtohen procedurat” –tha Cani duke theksuar se ndryshimet janë të nevojshme pasi kodi i vjetër nuk përmbushte nevojat dhe kërkesat e biznesit.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë