Ekonomia nga janari në mars ka mbetur gati në vend, me një rritje si tremujor prej 0.16 përqindësh, çka është pak më shumë se stanjacioni. Ndërkohë, ka shënuar një rritje mjaft të vogël, prej vetëm 1,65 përqindësh kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013.
Sipas Institutit të Statistikave, degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 shfaqen si më poshtë: aktiviteti bujqësor pati rritje 3,06 %; grupi i industrive u rrit me 8,24 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e pare të vitit 2013, e ndikuar kryesisht nga industria nxjerrëse, e cila pati një rritje 41,62 %. Ndërtimi pati sërish rënie prej 5,3 %; grupi i degëve tregti, hotele dhe restorante pati një rritje prej 2,66 %, ku tregtia pati rritje 5,52 %, ndërsa hotelet dhe restorantet patën rënie me rreth 14,64 %.
/Shqiptarja.com