Me 8 vota pro të mazhorancës dhe 4 vota kundër të opozitës Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të shqyrtohet në seancën plenare të 19 nëntorit.

Projektbuxheti planifikon shpenzime në vlerën 976 miliardë lekë për paga, pensione, sigurime, ndihmën ekonomike, investime, shëndetësi, mbrojtje apo infrastrukturë, ndërsa prej taksave e tatimeve do të mblidhen 907 miliardë lekë.

Në 2027-ën, pritet të shpenzohen 2 miliardë euro për investimet publike, me fokus tek avancimi i projekteve rrugore Elbasan-Lekaj, Elbasan Qafë Thanë, zgjerimi Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe bypass-i i Tiranës. Gjithashtu prioritet është financimi i Portit të ri tregtar në Porto Romano.

Projektbuxheti i vitit 2027 është ndërtuar mbi projeksionin e një rritje ekonomike prej 3.9%, e mbështetur kryesisht nga turizmi. Ndërkohë borxhi publik projektohet të zbresë në përqindje në 52.4% të PBB-së.

Për herë të parë Prodhimi Kombëtar pritet të kalojë vlerën e 30 miliardë eurove, me rritje prej 1.5 miliardë euro në raport me vitin aktual 2026, i cili pritet të mbyllet me PBB, afro 29 miliardë euro.


Lajmi kryesor:

'Po shpenzoni miliona euro për ca rrangalla', debat për TEC-et lundruese në komision! Bozdo përplaset me Karakaçin! Ministri: Kemi fituar 31.5 mln euro