Në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, pra që biznesi propozon të realizojë një projekt të caktuar, pa pasur një shpallje paraprake publike. Ky kufizim i parashikuar në projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", u miratua në Komisionin e Ekonomisë.

“Propozimi i pakërkuar është hequr, në përputhje të kërkesave të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm në këtë drejtim duke hequr fare konceptin e propozimit të pakërkuar”, tha drejtuesja e APP-së Reida Kashta.

Kontratat koncesionare sipas institucioneve do të lidhen me kushte më strikte dhe të përputhura me rregullat e BE. Projektligji përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP.

“Ligji duhet të përcaktojë se kush është vlera e dokumentit në analizën nëse sektori publik do ta japë me koncesion apo jo. Jo ta lini në dorë të një udhëzimi. Gjithë opinioni duhet të dijë se pse jepet një gjë me koncesion, analiza duhet të jetë publike. Ne e dimë si kanë përfunduar paratë publike në koncesione, të ketë analizë pse bëhet me koncesione?”, tha deputeti i PD Eno Bozdo.

“Kemi gjykuar që nuk është speficikuar në ligj të ‘vlerës për para’, sepse do të jetë e caktuar me një udhëzim”, tha drejtori i ATRAKO Emiliano Gjika.

Asnjë propozim nuk duhet të kalojë pa kaluar kushtin e ‘value for money' dhe analiza duhet tw jetw publike”, tha Bozdo.

Në nenin 4 të projektligjit janë parashikuar edhe fushat ku do të jepen koncesione nga infrastruktura, energjia, mjedisi, turizmi, shëndetësia, arsim apo në ndërtim burgjesh. Kjo listë u kontestua nga deputeti socialist Erion Braçe.

“S’duhet ta çojë njeri në mend që do të japë burgje me koncesion. Ky është një shërbim publik dhe me rëndësi kombëtare. Ca i ngelet më shtetit nëse të gjitha i ndërton një privat. Ky neni 4 është i përafruar apo është i ngjashëm me ndonjë ligj të BE”, tha Braçe.

“Ky nen është copy paste e direktivës së BE-së”, u përgjigj Drejtori i ATRAKO, Emiliano Gjika.

“Kemi hequr nga lista e koncesioneve është hequr vetëm pika që ka qenë për kontratat simbolike me 1 euro”, tha drejtuesja e APP-së.

Për koncesionet gara do të jetë vetëm me procedurë të hapur, ndërsa kur lidhen kontratat e ‘Partneritetit Publik Privat’ do të ketë edhe procedurë e kufizuar; procedurë konkurruese me negociim dhe procedurë me negociim me shpallje paraprake të njoftimit.

“Pse nuk lihet vetëm procedura e hapur publike. Ça dëmi sjellë nëse kemi vetëm procedurë të hapur?”, tha Braçe.

“Edhe aktualisht kjo kemi procedura në ligjin e koncesionit, të hapura, kufizuar me negociim me shpallje”, tha drejtuesja e APP-së.

Përmes projektligjit theksohet se institucionet do të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike. Deri më tani këto janë konsideruar konfidenciale nga operatorët privatë.

Një risi që i shtohet këtij ligji është edhe “Njësia e Zbatimit të Kontratës’, e cila do të ngrihet në autoritetet kontraktuese dhe do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e kontratës, dhe monitorimin e performancës së kontratës, mënyrë për të shmangur zvarritjet.

Me këtë draft-ligj të ri të drejtën për të lidhur kontrata koncesioni nuk e kanë vetëm ministritë e linjës dhe pushteti vendor por edhe institucionet kushtetuese, institucione të tjera qendrore si dhe entet e krijuara e financohen nga buxheti i shtetit.

(Klikoni linkun për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:54
Pr.ligji për koncesionet/ Braçe: Do jepni burgjet me PPP? Drejtori i ATRAKO: Lista është ‘copy paste’ e direktivës së BE (VIDEO)

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i cili parashikon kufizime të reja për lidhjen e kontratave.

Me ligjin e ri do të detyrohen institucionet të bëjnë publike çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike.

Për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe implikimet me rrezik për buxhetin e shtetit.

Por lista e sektorëve ku do mund të lidhen koncesione u konsiderua e gjerë nga deputeti Erion Braçe.

“S’duhet ta çojë njeri në mend që do të japë burgje me koncesion. Ky është një shërbim publik dhe me rëndësi kombëtare. Ca i ngelet më shtetit nëse të gjitha i ndërton një privat. Ky neni 4 është i përafruar apo është i ngjashëm me ndonjë ligj të BE”, tha Braçe.

“Ky nen është copy paste e direktivës së BE-së”, u përgjigj Emiliano Gjika, Drejtori i ATRAKO.

“Kemi hequr nga lista e koncesioneve vetëm pikën që ka qenë për kontratat simbolike me 1 euro”, tha drejtuesja e APP-së.

Lista e sektorëve ku do ketë kontrata koncesionare

Lajmi në përditësim...