Ekonomiku letër institucioneve për
godinën në oborr: T'i jepet zgjidhje

Ekonomiku letër institucioneve për<br />godinën në oborr: T'i jepet zgjidhje
TIRANE- Drejtuesit dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës të cilët prej ditësh kanë bojkotuar provimet e shtatorit në shenjë proteste kundër ndërtimit të një godine në ambientet e territorit të këtij fakulteti, nëpërmjet një letre të hapur i kërkojnë instancave shtetërore të marrin masa për këtë problem.
 
“I bëjmë thirrje, Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Këshillit të Ministrave, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit, institucioneve të tjera si: Avokati i Popullit, Prokurorisë së Përgjithshme, etj; që të ndërhyjnë me kompentencën e tyre të përgjegjësisë publike që u jep ligji, në zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm për Fakultetin e Ekonomisë”, shkruhet në letren e hapur, ndërsa kërkohet edhe mbështetja e medias dhe shoqërisë civile.
 
Sipas drejtuesve të Fakultetit të Ekonomisë ka një vendim gjykate për pezullimin e punimeve të një godinë që po ndërtohet pranë këtij fakulteti, ndërsa pavarësisht kësaj punimet vijojnë çdo ditë.
 
Ata theksojnë se protesta dhe bojkoti do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim deri në zgjidhjen e problemit.
 
Ndërsa pronarët e godinës që po ndërtohet shprehen se kanë leje me vendim gjykate për vijimin e punimeve.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë