Një pallat i kompleksit "Arlis" te zona e njohur si "Farmacia 10" në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon e momenteve fillestare të flakëve, të cilat kanë nisur në orën 16:46 dhe janë përhapur gradualisht, duke përpirë të gjithë faqen e pallatit dhe disa banesa brenda.
Dyshimet paraprake janë se flakët kanë nisur nga një market që ndodhet në katin e parë të pallatit.
Lajmi kryesor:
Zjarri ‘përpin’ pallatin te ‘Arlis’ në Tiranë, dyshohet se nisi nga biznesi i katit të parë! 11 persona të lënduar, flakët vihen nën kontroll pas 4 orësh (VIDEO)











